LAJMI I FUNDIT:

Policia bastis një diskotekë në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, tregon se çka u sekuestrua

Policia bastis një diskotekë në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, tregon se çka u sekuestrua

Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten mbrëma ka kryer një operacion bastisjeje, në përputhje me urdhër kontrollin e nxjerrë nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Sipas njoftimit, kontrolli u krye në një lokal (diskotekë), në rrugën magjistrale Prishtinë – Fushë Kosovë, me ç’ rast policia ka gjetur dhe konfiskuar armë.

“Njëmbëdhjeë copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, dy thika, dy shufra metalike, një jelek antiplumb, një spërkatës (sprej), si dhe pesë shkopinj druri”, thuhet në njoftimin e policisë për bastisjen.


Në stacionin policor bëhet e ditur se janë shoqëruar gjashtë persona të dyshuar dhe me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim për gjashtë raste të ndryshme penale, ndërkaq të dyshuarit janë proceduar më tej. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e trefishtë në Gllogjan, dëshmitarët tregojnë për sjelljen e të akuzuarve në natën kritike

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, dëshmitarët tregojnë për sjelljen e të akuzuarve në natën kritike

Drejtësi
Konfiskohen armë, municion dhe pajisje ushtarake - Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan

Konfiskohen armë, municion dhe pajisje ushtarake - Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan

Kronika e Zezë
Rama i hap rrugë privatizimit të banesave komunale në Prishtinë

Rama i hap rrugë privatizimit të banesave komunale në Prishtinë

Prishtina
Mësohet data e publikimit të rezultateve përfundimtare të regjistrimit të popullsisë në Kosovë

Mësohet data e publikimit të rezultateve përfundimtare të regjistrimit të popullsisë në Kosovë

Lajme
Rezidenca e Presidentit Rugova drejt përfundimit të restaurimit, Kurti dhe Çeku vizitojnë punimet

Rezidenca e Presidentit Rugova drejt përfundimit të restaurimit, Kurti dhe Çeku vizitojnë punimet

Lajme
Presidentja Osmani shfrytëzon të drejtën e vetos, ia kthen Kuvendit dy ligje për rishqyrtim

Presidentja Osmani shfrytëzon të drejtën e vetos, ia kthen Kuvendit dy ligje për rishqyrtim

Lajme
Kalo në kategori