Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka thënë se Instituti për Krime Lufte ishte mbyllur në vitin 2018 nga zyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës.
Sallahu ka deklaruar se mbyllja e institutit kishte ndodhur me pretendimin se zyrtarët që punuan në këto insitucione nuk patën rezultate, transmeton Telegrafi.
Ai ka shtuar tutje, se kur nuk punojnë personat përgjegjës duhet zëvendësuar me persona që punojnë drejt.
“Në vitin 2018 është mbyllur Instituti për Krime Lufte nga PDK, konkretisht nga ish ministri nga radhët e kësaj partie. Mbyllja e këtij instituti ka ndodhur me pretendimin se zyrtarët që punuan në këtë institucion nuk patën rezultate. Kjo është arsyeja pse është mbyllur instituti nga ish ministri i PDK-së. Është normë universale e cila respektohet në vazhdimësi se, kur nuk punojnë personat përgjegjës zëvendësohen me persona që punojnë drejt dhe angazhohen për përmbushjen e detyrave të punës”, u shpreh ai në postimin e bërë në Facebook.
Tutje, ai ka theksuar se “Po ta marrim parimin e PDK-së se nëse nuk ka rezultate nga personat përgjegjës duhet të mbyllet institucioni e jo të zëvendësohen ata, atëherë shumica e institucioneve në kohën e qeverisjes së PANI-it ishin dashur të mbyllen”.
“Gjithmonë, kjo parti pasaktësinë e ka pas të saktë”.
Ndryshe, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra një ditë më parë në një konferencë për media ka folur për themelimin e Instituti për krime lufte.
Ajo ka thënë se me themelimin e këtij Instituti është zgjatur afati kohor i hetimit deri më 31 dhjetor të vitit 2000.
Deliu e ka quajtur këtë vendim të Qeverisë si skandal i radhës, për të cilin tha se nuk do të qëndrojnë të heshtur.
“Cilat janë ato krime të cilat kanë ndodhur pas mbarimit të luftës në Kosovë dhe për çfarë krime po flet ky kryeministër, i cili, bashkë me bashkëpartiakët e tij, mbrëmë, në terr, ka marrë një vendim të padinjitetshëm dhe antikombëtar dhe të cilat shkojnë në linjë me fabrikimet kundër UÇK-së. PDK do të jetë konsistente për të ndalur këtë qasje antikombëtare të kësaj Qeverie e cila koordinohet me Radojçiqin– në marrjen e vendime në dëm të interesave të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës”, ka përfunduar deputetja Deliu – Kodra. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
Çfarë na bën ajri i ndotur?
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Zbulohet rrjeti i prostitucionit në Durrës, shpallen në kërkim dy kineze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025