LAJMI I FUNDIT:

Regjisori i filmit “Titanic”, James Cameron është në bisedime për të realizuar një serial rreth nëndetëses së mbytur ‘Titan’

Regjisori i filmit “Titanic”, James Cameron është në bisedime për të realizuar një serial rreth nëndetëses së mbytur ‘Titan’

Regjisori i filmit “Titanic”, James Cameron, është në bisedime për të realizuar një serial dramatik rreth katastrofës së nëndetëses “Titan”.

Burimet e brendshme pranë Cameronit thonë se një rrjet transmetimi i është afruar regjisorit të mirënjohur hollivudian – i cili është zhytur në thellësitë e Titanikut mbi 30 herë – për të bërë një serial që tregon historinë e pesë burrave që vdiqën në një nëndetëse muajin e kaluar.

Një burim tha: “Fatkeqësia e nëndetëses ‘Titan’ tashmë po shihet si një seri e madhe për një nga transmetuesit më të mëdhenj në botë të filmave dhe serialeve – dhe James është zgjedhja e parë për regjisor”, shkruan The Sun.


James Cameron (Foto: James Cameron/Instagram)

“Është një temë tamam për zemrën e tij. Ai e tregoi historinë e Titanikut me aq dhembshuri, sa duket si një hap i natyrshëm për të që ta ndërmarrë këtë”, tha burimi.

Regjisori i "Titanic", James Cameron dikur kishte mbetur i bllokuar për 16 orë me nëndetëse në thellësitë e Titanikut
Lexo po ashtu Regjisori i "Titanic", James Cameron dikur kishte mbetur i bllokuar për 16 orë me nëndetëse në thellësitë e Titanikut

“Ritimi i hapave të atyre që duan të ndërmarrin realizimin e një seriali për nëndetësen ‘Titan’ është një ndërmarrje masive, por kërkon shumë kohë, para dhe burime të dedikuara për të”, theksoi tutje i brendshmi.

Nëndetësja e mbytur, Titan (Foto: Getty Images)

Aktori i Hollywoodit, Matt Damon, thuhet se është në listën e dëshirave të aktorëve për projektin, ashtu si Kumail Nanjiani, ylli i “The Big Sick”.

Cameron, regjisori i famshëm me origjinë kanadeze fitoi tre çmime “Oscar” për filmin ikonik “Titanic” në vitin 1998, duke përfshirë edhe çmimin kryesor – atë për ‘filmin më të mirë’.

James Cameron me tri çmimet “Oscar” për filmin “Titanic” (Foto: Reuters)

Ai është gjithashtu një ekspert në eksplorimin e detit të thellë dhe ka një karrierë të gjatë dhe të suksesshme si zhytës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Në vitin 2014, ajo tronditi Evropën me fitoren në 'Eurovision', si duket sot Conchita Wurst?

Në vitin 2014, ajo tronditi Evropën me fitoren në 'Eurovision', si duket sot Conchita Wurst?

Magazina
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie

Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie

Magazina
“Parashqevi Simaku do të lërë spitalin”, Elton Ilirjani bën thirrje për mbështetje ndaj artistes

“Parashqevi Simaku do të lërë spitalin”, Elton Ilirjani bën thirrje për mbështetje ndaj artistes

Magazina
Kim Kardashian zbulon ‘flamurin e kuq’ te meshkujt dhe tiparin kyç që kërkon te partneri i saj

Kim Kardashian zbulon ‘flamurin e kuq’ te meshkujt dhe tiparin kyç që kërkon te partneri i saj

Magazina
Jozi dhe Loredana shumë të afërt: Puthen në dhomën e gjumit

Jozi dhe Loredana shumë të afërt: Puthen në dhomën e gjumit

Magazina
Gjesti, G Bani, Klajdi dhe Rozana kthehen nga ‘shpella’ në shtëpi me banorët e tjerë

Gjesti, G Bani, Klajdi dhe Rozana kthehen nga ‘shpella’ në shtëpi me banorët e tjerë

Magazina
Kalo në kategori