LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha e ka marrë seriozisht realizimin e këngës në gjuhën shqipe, publikon video nga studioja duke incizuar “Të dua”

Bebe Rexha e ka marrë seriozisht realizimin e këngës në gjuhën shqipe, publikon video nga studioja duke incizuar “Të dua”
Bebe Rexha (Foto: Bebe Rexha/Instagram)

Artistja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, mori vëmendjen e të gjithë shqiptarëve kur pak muaj më parë publikoi një demo të një këngeje të realizuar në shqip.

Sigurisht që kjo u pa me shaka nga audienca e saj shqiptare, duke marrë parasysh se si një emër i njohur globalisht – ajo i realizon të gjitha këngët në gjuhën angleze.

Por mesa duket, Bebe Rexha e ka marrë seriozisht realizimin e këngës në shqip, e cila me gjasë do të titullohet “Të Dua”.


Bebe Rexha (Foto: Bebe Rexha/Instagram)

Ajo publikoi së fundmi në InstaStory një tjetër video, ku shihej në studio me producentin shqiptar në Amerikë, DJ Gimi-O, teksa finalizojnë këngën.

Bebe Rexha iu drejtohet fansave në koncert: Lërini telefonat, shijojeni momentin
Lexo po ashtu Bebe Rexha iu drejtohet fansave në koncert: Lërini telefonat, shijojeni momentin

Në vargjet që ajo këndon, mund të dëgjohet teksa thotë: “Ti je vetëm për mu; A e din sa shumë të du: Dorë për dore në këtë botë; From New York to Kosovo”.

Kjo vjen pas suksesit që artistja shqiptare shënoi me turneun e saj të fundit, “Best F*n Night Of My Life” në Amerikë, teksa shumë shpejt do të vazhdojë edhe në Evropë.

Ajo në prill publikoi albumin e saj të tretë, “Bebe”, me disa hite të përfshira brenda, ku ndër to mund të përmendet edhe kënga shumë e suksesshme, “I;m Good (Blue)” me David Guettan. /Telegrafi/

Koopertina e albumit “Bebe” nga Bebe Rexha (Foto: Bebe Rexha/Instagram)

Në trend Magazina

Më shumë
Bes Kallaku tregon për tmerrin që përjetoi në aeroplan: Të shkretët udhëtarë çfarë trajtimi

Bes Kallaku tregon për tmerrin që përjetoi në aeroplan: Të shkretët udhëtarë çfarë trajtimi

Magazina

"Ndalo, do të më shkatërrosh", e dashura e përfolur e Yamal shihet në prehrin e një mashkulli tjetër

Magazina
Eva Longoria merr vëmendjen me paraqitjen e saj në plazh

Eva Longoria merr vëmendjen me paraqitjen e saj në plazh

Magazina
Bëhet viral momenti kur Antonella kapet duke ia shikuar telefonin Messit

Bëhet viral momenti kur Antonella kapet duke ia shikuar telefonin Messit

Magazina
Rita Ora detyrohet të anulojë koncertin në Hungari për shkak të gjendjes shëndetësore - po vuan nga gurët në veshka

Rita Ora detyrohet të anulojë koncertin në Hungari për shkak të gjendjes shëndetësore - po vuan nga gurët në veshka

Magazina
Gruaja e Kanye West, Bianca Censori shfaqet përsëri me gjoksin e saj të ekspozuar në Los Angeles

Gruaja e Kanye West, Bianca Censori shfaqet përsëri me gjoksin e saj të ekspozuar në Los Angeles

Magazina
Kalo në kategori