LAJMI I FUNDIT:

Urimi i Kurtit për Francën i pakuptueshëm për Shpend Ahmetin, komentuesit në Twitter përmes “ChatGPT” i ndihmojnë për ta kuptuar

Urimi i Kurtit për Francën i pakuptueshëm për Shpend Ahmetin, komentuesit në Twitter përmes “ChatGPT” i ndihmojnë për ta kuptuar

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka uruar sot Francën me rastin e 14 korrikut, siç njihet ndryshe edhe si Dita Kombëtare e Francës.

Derisa uroi francezët, Kurti përdori edhe disa fjali që jo për të gjithë ishin të kuptueshme, transmeton Telegrafi.

Kësisoj, fjalia “përgjegjësisë enciklopedike të dijeve shkencore njerëzore”, nuk u kuptua nga ish partiaku i tij, Shpend Ahmeti.


Ahmeti në Twitter shpërndau postimin e Kurtit, derisa pyeti se çfarë do të thotë kjo fjali.

Të menjëhershme ishin reagimet e komentuesve, ku disa prej tyre edhe ndihmuan Ahmetin duke sqaruar fjalinë e Kurtit, e disa të tjerë edhe e kritikuan.

Përveç Ahmetit, edhe një qytetar u shpreh se nuk e kupton fjalinë e Kurtit.

Në mesin e komenteve, Ahmeti replikoi edhe me një komentues i cili e mbrojti kryeministrin Albin Kurti.

Kurti e Ahmeti vite më parë ndanin të njëjtat bindje politike derisa ishin në Vetëvendosje, por që më pas Ahmeti u largua nga LVV. /Telegrafi/