LAJMI I FUNDIT:

Presidentja Osmani me ambasadorin Hovenier diskutojnë për shtensionimin e situatës në veri

Presidentja Osmani me ambasadorin Hovenier diskutojnë për shtensionimin e situatës në veri

Presidentja Vjosa Osmani takoi të enjten ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier.

Sipas njoftimit nga Presidenca, takimi i Osmanit me Hovenierin ishte i rregullt.

“Osmani me Hovenierin bisedoi për zhvillimet në vend, me fokus të veçantë në veprimet e institucioneve të Kosovës për shtensionimin e situatës në veri të vendit”, thuhet në njoftim.


Poashtu në takim u diskutua për vazhdimin e hapave bashkërendues mes dy aleatëve.

“Në takim u diskutua edhe për vazhdimin e bashkërendimit me partnerët, duke e ditur që si institucionet tona ashtu edhe SHBA ndajnë të njëjtin qëllim për një Kosovë demokratike dhe multietnike që është e integruar në strukturat euroatlantike, si dhe me sovranitet e integritet territorial të pacenueshëm”, thuhet tutje në njoftim./Telegrafi/