LAJMI I FUNDIT:

Rama: Më “mbytën” miqtë se pse mbrojta Albinin, sa poshtë ka rënë Kosova në sytë e botës

Rama: Më “mbytën” miqtë se pse mbrojta Albinin, sa poshtë ka rënë Kosova në sytë e botës

Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama, ka reaguar sërish në lidhje me dhunën në Kuvendin e Kosovës, ku opozita sulmoi me ujë Albin Kurtin.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Rama shkruan se miqtë nga Kosova e kanë kritikuar se përse mbrojti Kurtin, ndërsa shton se është sërish në mendimin se opozita duhet të distancohet.

Debate të ashpra e përleshje fizike, gjithçka nga seanca e së enjtes që mori jehonë edhe në mediat ndërkombëtare
Lexo po ashtu Debate të ashpra e përleshje fizike, gjithçka nga seanca e së enjtes që mori jehonë edhe në mediat ndërkombëtare

Më tej ai nënvizon se ajo që ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës është e turpshme.


“Më “mbytën” miq nga Kosova pse e paskam mbrojt Albinin, se shishen e parë e paska gjujt Bislimi dhe paska qenë VV që e paska hap kapitullin e dhunës në Kuvendin e Kosovës kur ishte në opozitë! Nuk më duhet kush e ka gjujt shishen e parë, mbase keni të drejtë ju, mbase jo, por nëse demokracia parlamentare katandiset në kush gjujti i pari atëherë kemi një problem edhe me kuptimin e demokracisë, edhe me kuptimin e këtij momenti kyç për Kosovën, e cila nuk ia ka borxh askujt besoj shfaqjen skandaloze të ditës së sotme”.

“Dhe si dikush që e di mirë se sa poshtë ka rënë Kosova në sytë e krejt botës demokratike për shkak të qasjes së gabuar të qeverisë së saj, unë vazhdoj mendoj se çka ndodhi sot është e turpshme dhe jam i bindur se justifikimi i asaj shëmtie nuk e ndihmon, po e dëmton ende më shumë reputacionin e Kosovës, prandaj thashë dhe e them prapë se uroj që opozita të distancohet nga një shëmti e tillë”, shkroi Rama.

Emri i Milan Radoiçiqit, nënkryetar i Listës Serbe i akuzuar për krime të ndryshme, në kërkim nga institucionet e drejtësisë dhe i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar, çoi në përleshje fizike në mes të deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe ministrave të Qeverisë së Kosovës.

Përleshjes i parapriu një debat i ashpër akuzash rreth një audio-incizimi, në të cilin kryetarja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari – Lila, u dëgjua të pranonte se kishte komunikuar me Milan Radoiçiqin vitin e kaluar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori