LAJMI I FUNDIT:

Përleshjet në Kuvend, reagon Rama: Turp që sot i bën dëm Kosovës edhe ndërkombëtarisht

Përleshjet në Kuvend, reagon Rama: Turp që sot i bën dëm Kosovës edhe ndërkombëtarisht

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas përplasjeve fizike në Kuvendin e Kosovës duke e quajtur atë si sjellje të turpshme. 

Në një postim në Twitter, Rama ka thënë se “ta shprehësh kështu kundërshtinë është të njollosësh veten”.

“Të mos jesh dakord me kryeministrin është demokratike, ta shprehësh kështu kundërshtinë është të njollosësh veten, zgjedhësit e tu dhe krejt shtetin me një turp që sot i bën dëm Kosovës edhe ndërkombëtarisht, më shumë se sa çfarëdo qëndrimi politik që po ia kundërshton kryeministrit!”, shkruan Rama.


Përleshje fizike në Kuvend mes deputetëve të PDK-së dhe ministrave
Lexo po ashtu Përleshje fizike në Kuvend mes deputetëve të PDK-së dhe ministrave

“Imagjinojini si ndjehen aleatët dhe miqtë e pazëvendësueshëm të Kosovës e të shqiptarëve, kur shohin se si kapen për fyti shqiptarët, aty ku duhet të luftohet me ide e me fjalë, jo me sharje e me grushta! Uroj shumë që opozita të distancohet nga kjo sjellje e turpshme dhe t’i shërbejë Kosovës me forcën e shembullit, jo me shembullin e forcës!”, shton Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Radoiçiqin e konsiderojmë kriminel dhe duhet të dalë para drejtësisë”, çështja e Asociacionit dhe kufiri i Kosovës – çfarë tha ambasadori amerikan Hovenier?

“Radoiçiqin e konsiderojmë kriminel dhe duhet të dalë para drejtësisë”, çështja e Asociacionit dhe kufiri i Kosovës – çfarë tha ambasadori amerikan Hovenier?

Lajme
Hovenier: Shqetësohemi kur Qeveria e Kosovës ndërmerr veprime për të vendosur sovranitet aty ku ka sovranitet

Hovenier: Shqetësohemi kur Qeveria e Kosovës ndërmerr veprime për të vendosur sovranitet aty ku ka sovranitet

Lajme
Hovenier: E dimë saktësisht se ku është kufiri i Kosovës

Hovenier: E dimë saktësisht se ku është kufiri i Kosovës

Lajme
Hamza në Prizren: PDK-ja gjithmonë e gatshme për zgjedhje të reja

Hamza në Prizren: PDK-ja gjithmonë e gatshme për zgjedhje të reja

Lajme
Ekstradohet nga Greqia Laert Haxhiu, i dënuar në Shqipëri me burgim të përjetshëm

Ekstradohet nga Greqia Laert Haxhiu, i dënuar në Shqipëri me burgim të përjetshëm

Lajme
Hovenier: Veç një organ në planet mund ta vlerësojë draft-statutin e Asociacionit, ajo është Gjykata Kushtetuese

Hovenier: Veç një organ në planet mund ta vlerësojë draft-statutin e Asociacionit, ajo është Gjykata Kushtetuese

Lajme
Kalo në kategori