LAJMI I FUNDIT:

Tërhiqen 25 për qind e zyrtarëve policorë nga objektet komunale në veri

Tërhiqen 25 për qind e zyrtarëve policorë nga objektet komunale në veri

Ka përfunduar tërheqja e 25 për qind e zyrtarëve të Policisë së Kosovës nga objektet komunale në veri dhe zonat përreth tyre.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Pas pranimit të vendimit të Qeverisë nga ana e Menaxhmentit të Policisë, i njëjti është dërguar në teren për ekzekutim. Vendimi i Qeverisë së Kosovës ka filluar të implementohet dje dhe ka përfunduar sot”, ka thënë Elshani.


Ky vendim i ekzekutivit erdhi pas marrëveshjes së të martës në Bratisllavë për tejkalimin e situatës në veri, në piken e parë të së cilës thuhet që Kosova do të fillojë tërheqjen e zyrtarëve policorë në masën 25 për qind.

Tensionet në veri të Kosovës kanë vazhduar që nga fundi i majit, kur kryetarët shqiptarë hynë në ndërtesat komunale në veri, me ndihmën e Policisë së Kosovës.

Kjo u kundërshtua ashpër nga serbët lokalë të ndikuar nga Serbia, të cilët protestuan çdo ditë, me kërkesë që njësitë speciale të Policisë së Kosovës të tërhiqet nga veriu dhe kryetarët të mos shkojnë në objektet komunale.

Serbët bojkotuan zgjedhjet e fundit lokale në prill dhe tani nuk i pranojnë rezultatet.

Në seancën e Qeverisë së Kosovës, më 12 korrik, kryeministri Albin Kurti, ka thënë se Qeveria e tij publikisht mbështet zgjedhjet e parakohshme, të cilat do të mbahen pas stinës verës.

Megjithatë, para zgjedhjeve, një pjesë e policëve duhet të tërhiqen nga ndërtesat komunale dhe rreth tyre, në veri të Kosovës.

“Pra, 25 për qind e policëve do të zhvendosen diku tjetër në po ato komuna dhe do të vazhdojnë detyrën atje ku ka më shumë nevojë për ta, meqenëse konsiderojmë se pranë ndërtesave komunale situata tash e dy javë është krahasimisht shumë më e qetë”, deklaroi Kurti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar

Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar

Lajme
Biden zgjeron fushën e sanksioneve për kompanitë dhe njerëzit në Ballkanin Perëndimor

Biden zgjeron fushën e sanksioneve për kompanitë dhe njerëzit në Ballkanin Perëndimor

Lajme
Analiza e Friedrich Naumann: Vuçiq po përhap narrativë proruse dhe antiperëndimore, synon Serbinë e Madhe

Analiza e Friedrich Naumann: Vuçiq po përhap narrativë proruse dhe antiperëndimore, synon Serbinë e Madhe

Lajme
Hoxha: Bojkotimi i disa mediave nga Vetëvendosje taktizim i domosdoshëm

Hoxha: Bojkotimi i disa mediave nga Vetëvendosje taktizim i domosdoshëm

Politikë
Kush është Dritan Rexhepi, shqiptari më i kërkuar në botë: Mjeshtër i arratisjeve nga burgu, ‘truri’ i trafikut të kokainës

Kush është Dritan Rexhepi, shqiptari më i kërkuar në botë: Mjeshtër i arratisjeve nga burgu, ‘truri’ i trafikut të kokainës

Lajme
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Lajme
Kalo në kategori