LAJMI I FUNDIT:

Organi i të drejtave të njeriut i OKB-së miraton me shumicë rezolutën “që dënon përdhosjen e Kuranit” – disa vende perëndimore votuan kundër

Organi i të drejtave të njeriut i OKB-së miraton me shumicë rezolutën “që dënon përdhosjen e Kuranit” – disa vende perëndimore votuan kundër

Organi më i lartë i OKB-së për të drejtat e njeriut ka miratuar me shumicë dërrmuese një masë që u bën thirrje vendeve të bëjnë më shumë për të parandaluar urrejtjen fetare pas djegies së Kuranit në Evropë, mbi kundërshtimet e vendeve perëndimore, të cilat kanë frikë se hapat më të ashpër nga qeveritë mund të shkelin lirinë e shprehjes.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, duartrokitje shpërthyen në dhomën e Këshillit të të Drejtave të Njeriut të mërkurën pas votimit 28-12, me shtatë abstenime, për një masë të sjellë nga Pakistani dhe Palestina që u mbështet nga shumë vende në zhvillim në Afrikë, si dhe Kina dhe India dhe vendet e Lindjes së Mesme.

Pas votimit, ambasadori Khalil Hashmi i Pakistanit këmbënguli se masa “nuk synon të kufizojë të drejtën e fjalës së lirë”, por përpiqet të vendosë një “ekuilibër të matur” midis saj dhe “detyrave dhe përgjegjësive të veçanta”.


“Kundërshtimi i disave në dhomë ka ardhur nga mosgatishmëria e tyre për të dënuar përdhosjen publike të Kuranit të Shenjtë apo ndonjë libri tjetër fetar”, tha Hashmi.

“Atyre u mungon guximi politik, juridik dhe moral për të dënuar këtë akt dhe ishte minimumi që këshilli mund të priste prej tyre”.

Vendet që votuan në favor të rezolutës ishin: Algjeria, Argjentinën, Bangladeshi, Bolivia, Kameruni, Kina, Bregu i Fildishtë, Kuba, Eritrea, Gaboni, Gambia, India, Kazakistani, Kirgistani, Malavia, Malajzia, Maldivet, Maroku, Pakistani, Katari, Senegali, Somalia, Afrika e Jugut, Sudani, Ukraina, Emiratet e Bashkuara Arabe, Uzbekistani dhe Vietnami.

Kundër rezolutës votuan Belgjika, Kosta Rika, Republika Çeke, Finlanda, Franca, Gjermania, Lituania, Luksemburgu, Mali i Zi, Rumania, Britania e Madhe dhe SHBA.

Turqia nuk ka të drejtë vote, pasi ka statusin e vëzhguesit në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Gjithashtu, Britania e Madhe, SHBA dhe disa vende anëtare të Bashkimit Evropian kundërshtuan dënimin e djegies së Kuranit gjatë një debati urgjent të martën në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së mbi numrin në rritje të sulmeve kundër librit të shenjtë mysliman.

Rezoluta vjen pas djegies së fundit të Kuranit në Suedi, dhe ndër të tjera, u bën thirrje vendeve të ndërmarrin hapa për të “parandaluar dhe ndjekur penalisht aktet dhe mbrojtjen e urrejtjes fetare që përbëjnë nxitje për diskriminim, armiqësi ose dhunë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Azia
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Shtetet evropiane zotohen se do ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare - Netanyahu do të arrestohet

Shtetet evropiane zotohen se do ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare - Netanyahu do të arrestohet

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Botë
Kalo në kategori