LAJMI I FUNDIT:

Dy gjyqtarët nga Kosova dyshohen për përfshirje në kurdisje të ndeshjeve të hendbollit

Dy gjyqtarët nga Kosova dyshohen për përfshirje në kurdisje të ndeshjeve të hendbollit

Gjyqtarët nga Kosova, Arsim dhe Erdoan Vitaku kanë përfunduar në një artikull të mediumit danez TV2, ku flitet për dyshime të kurdisjeve të ndeshjeve në hendboll.

Këta dy gjyqtarë ka shumë vite që drejtojnë ndeshje evropiane dhe ato të niveleve më të larta, ndërsa pikërisht në këto nivele ka dyshime për kurdisje.

Në fillim ishte trajneri i skuadrës GOG, Nicolej Krickau, i cili hodhi dyshime mbi kurdisjen e ndeshjes së tyre ndaj Kadetten Schaffhausen në vitin 2020, duke kritikuar ndarjen e drejtësisë nga gjyqtarët nga Kosova.


“Në 20 minutat e fundit na është dashur të shikojmë çdo herë gjyqtarët dhe të thoshim “çfarë po gjykojnë tani”. Sepse besimi dhe sensi i përbashkët ishte zhdukur”, kishte deklaruar Krickau, shkruan Telegrafi.

Ky takim ishte hetuar nga EHF-ja për kurdisje, por nuk ishte gjetur ndonjë gjë e dyshimtë, duke bërë që dyshja e gjyqtarëve nga Kosova të kthehen në skenën evropiane.

Sipas mediumit danez “Vitakët” kanë drejtuar edhe disa ndeshje tjera të dyshimta, pasi ashtu u bë e ditur në kuadër të episodit të dytë të dokumentarit “ndeshjet e dyshimta”, që ka të bëjë me dyshimet për kurdisje në sportin e hendbollit.

Aty flitet për një ndeshje të kualifikimeve për “Euro 2024” në mes të Holandës dhe Belgjikës dhe një ndeshje të Ligës së Kampionëve mes Kastamonut dhe Metzit, përcjell Telegrafi.

Sipas mediumit danez TV2, dyshja e gjyqtarëve ishte në “listën e zezë” të disa bastoreve, pasi ndizej alarmi sa herë që ata ishin të deleguar për të gjykuar.

Arsim dhe Erdoan Vitaku

Mediumi danez ka shkruar se Erdoan dhe Arsim Vitaku në janar të këtij viti kanë drejtuar ndeshjen e Ligës së Kampionëve mes Vipersit norvegjez dhe Rail Cargo të Hungarisë dh që nga ajo kohë më nuk kanë gjykuar ndeshje evropiane.

TV 2 ka pyetur EHF-në nëse federata ka marrë paralajmërime për ndeshjet konkrete në vitet 2022 dhe 2023 nga partneri i saj Sportradar, por ata refuzuan të përgjigjet.

Ata gjithashtu nuk do të përgjigjen pse dyshja e gjyqtarëve nga Kosova nuk kanë arbitruar ‘papritmas’ që nga ndeshja e janarit.

Mediumi danez ka kontaktuar të dy gjyqtarët. Ata mohojnë të kenë qenë të përfshirë në trukime ndeshjesh. Edhe Arsim Vitaku thotë se nuk e di pse ai dhe partneri i tij Erdoan Vitaku nuk kanë gjykuar që nga janari. Sipas tij, ai nuk ka qenë në kontakt me EHF-në. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë atë transferimin e parë të Amorimit

Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë atë transferimin e parë të Amorimit

Premier League
Barcelona e gatshme ta sakrifikojë yllin e skuadrës për t’i hapur rrugë transferimit të Tah

Barcelona e gatshme ta sakrifikojë yllin e skuadrës për t’i hapur rrugë transferimit të Tah

La Liga
Ish-legjenda e Barcelonës i bashkohet Messit tek Inter Miami – kësaj radhe si trajner i tij

Ish-legjenda e Barcelonës i bashkohet Messit tek Inter Miami – kësaj radhe si trajner i tij

Ndërkombëtare
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin

E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin

Serie A
Kalo në kategori