LAJMI I FUNDIT:

Rama takohet me Macronin, zbulon lajmin se Presidenti francez pritet të vizitojë Tiranën

Rama takohet me Macronin, zbulon lajmin se Presidenti francez pritet të vizitojë Tiranën

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka vazhduar sot me takime në ditën e dytë të samitit të NATO-s që po mbahet në Vilnius të Lituanisë.

Në një njoftim në rrjetet sociale, Rama ka shpërndarë një foto nga takimi me Presidentin e Francës Emmanuel Macron ku ka zbuluar edhe lajmin e vizitës së tij në Tiranë


“Me Presidentin e Francës, Emanuel Macron, i cili po përgatitet për të ardhur në Tiranë”, ka shkruar Rama në Facebook.

Shefi i NATO-s, Stoltenberg: Ukraina do të bëhet anëtare në të ardhmen
Lexo po ashtu Shefi i NATO-s, Stoltenberg: Ukraina do të bëhet anëtare në të ardhmen

Samiti zhvillohet në një kohë kritike për sigurinë në Evropë, pasi lufta në Ukrainë është në mesin e një kundërofensive të Kievit.

Samiti vjen, gjithashtu, një vit pas takimit të Madridit, ku aleatët e NATO-s kanë rënë dakord për një koncept të ri strategjik, i cili e ka veçuar Rusinë si kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë.

Udhëheqësit e vendeve anëtare të organizatës më të madhe ushtarake në botë pritet të diskutojnë për një gamë të gjerë temash, në mesin e të cilave do të dominojnë përpjekjet e Ukrainës për t’u anëtarësuar në NATO, si dhe pranimi i Suedisë në aleancë.

Gjatë samitit nuk pritet që Ukrainës t’i bëhet ftesë për anëtarësim, gjë që, sipas procedurave të NATO-s, është hapi i parë drejt anëtarësimit të plotë. /Telegrafi/