LAJMI I FUNDIT:

Ngritja e pagave në Britani të Madhe shton presionin për rritjen e normave të interesit

Ngritja e pagave në Britani të Madhe shton presionin për rritjen e normave të interesit

Sekretari britanik i Thesarit, Jeremy Hunt dhe guvernatori i Bankës së Anglisë, Andrew Bailey bëjnë thirrje për kufizim të pagave për të ndihmuar në frenimin e inflacionit.

Pagat në Britani të Madhe u rritën me normën më të shpejtë të regjistruar në tre muaj deri në maj, duke u rritur me 7.3 për qind nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.


Siç deklaron Zyra Kombëtare e Statistikave, tregu i punës tregoi shenja lehtësimi, pasi shkalla e papunësisë u rrit papritur nga 3.8 për qind në 4 për qind në tre muajt deri në prill, ndërsa vendet e lira të punës vazhduan të bien.

Shkalla e punësimit u rrit në 7.6 për qind si pasojë e rritjes së punësimit me kohë të pjesshme.

Norma e pasivitetit ekonomik, ka rënë nga tremujori paraardhës në 20.8 për qind, duke vijuar prirjen rënëse të kohëve të fundit.

Banka e Anglisë, ka paralajmëruar vazhdimisht se rritja e lartë e pagave, mbetet një pengesë e rëndësishme në përpjekjet e saj, për të ulur inflacionin dhe shifrat e sotme nuk do të bëjnë asgjë për ta bindur atë, se tregu i punës nuk ka arritur limitin, duke e lënë atë të arrijë në përfundimin se politika monetare ka nevojë për t’u shtrënguar më tej. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Cila është koha më e mirë për të vizituar Parisin?

Cila është koha më e mirë për të vizituar Parisin?

Ujë Rugove
Dashni e vjetër, pamje e re, shije e njejtë

Dashni e vjetër, pamje e re, shije e njejtë

Perfetta Pashteta
Edicioni i dytë i Festivalit të Shkathtësive Digjitale po vjen: Drejt qëndrueshmërisë dhe digjitalizimit në Kosovë

Edicioni i dytë i Festivalit të Shkathtësive Digjitale po vjen: Drejt qëndrueshmërisë dhe digjitalizimit në Kosovë

Ekonomi
Destinacioni juaj i modës Stilium organizon eventin e blerjeve në Albi Mall

Destinacioni juaj i modës Stilium organizon eventin e blerjeve në Albi Mall

Albi Mall
​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

Ekonomi
Sebastian Hamza nga Rahoveci fiton veturën e katërt të BMW Seria 3 në LOJË E TRENT me GO+

Sebastian Hamza nga Rahoveci fiton veturën e katërt të BMW Seria 3 në LOJË E TRENT me GO+

GO+
Kalo në kategori