LAJMI I FUNDIT:

“Çdo ditë i njëjti fjalim i Putinit”, kështu po torturohet kritiku i Kremlinit

“Çdo ditë i njëjti fjalim i Putinit”, kështu po torturohet kritiku i Kremlinit

Lideri i burgosur i opozitës ruse tha se gardianët po ia transmetojnë çdo ditë një fjalim të njëjtë të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Alexei Navalny aktualisht ndodhet në një burg të sigurisë maksimale më shumë se 160 kilometra larg Moskës duke vuajtur një dënim 11-vjeçar për akuza të ndryshme.

Ai pohoi se punonjësit e burgut i kanë luajtur të njëjtin fjalim për 100 ditë me radhë, raporton metro.co.uk.


‘A jeni të çmendur? A nuk mund të paktën të mbani fjalime të ndryshme? Putin sigurisht që ka bërë shumë prej tyre”, deklaroi ai.

Por, përgjigja e oficerit të burgut ishte se ishte “një aktivitet që ndërton moralin”.

Navalny së fundmi zbuloi se po përballet me akuzat për terrorizëm, të cilat mbartin një dënim të përjetshëm prej 30 vjetësh.

Ai është një kritik i hapur i Putinit dhe e ka quajtur pushtimin e Ukrainës ‘marrëzi’, duke pretenduar se është ‘i ndërtuar mbi gënjeshtra’.

Navalny u arrestua në janar të vitit 2021 pasi u kthye në Rusi nga Gjermania, ku po shërohej nga helmimi me një agjent nervor. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Botë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Kalo në kategori