LAJMI I FUNDIT:

AAK nis takimet konsultative me Sindikata

AAK nis takimet konsultative me Sindikata

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka njoftuar se ka nisur sot takimet dhe konsultimet me grupe të interesit në kuadër të dialogut social.

Haradinaj thotë se AAK,  ka nisur sot takimet dhe konsultimet me grupe të ndryshme të interesit, si vazhdimësi e dialogut social, duke i takuar së pari përfaqësuesit e sindikatave në vend.


“Me përfaqësuesit e sindikatave, deputetët e Aleancës diskutuan për iniciativën e Grupit Parlamentar të AAK-së për dy çështje kryesore: Ngritjen e vlerës së koeficientit të pagave në 129 euro, përmes rishikimit buxhetor, e cila besoj do të mbështetet nga deputetët e Kuvendit të Kosovës nga të gjitha partitë; dhe për idenë dhe planin për hartimin e nismës ligjore për Ligjin e Pagave.

Në këtë ligj, dy elemente kryesore do të trajtohen: ajo e klasifikimit të vendeve të punës, ku ka padrejtësi të mëdha; dhe e dyta, shtesa për rrezikshmëri në punë, e cila tashmë ka hyrë në muajin e gjashtë dhe nuk po u jepet punëtorëve që u takon”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Tutje, ai ka shtuar se “dialogu social për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës është e një rëndësie të veçantë, dialog ky që tani e dy vite nuk po ndodhë me Qeverinë e Kosovës”.

“Nga lidershipi i këtyre sindikatave e morëm mbështetjen e plotë për të vazhduar konsultimin në kuadër të platformës së dialogut social me sindikata dhe për përfaqësimin e interesave të tyre në Kuvendin e Kosovës”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rrëfimi i 29-vjeçarit shqiptar i cili harxhoi 30 mijë euro për të shkuar në Britani, punoi në shtëpi kanabisi por s’e paguan

Rrëfimi i 29-vjeçarit shqiptar i cili harxhoi 30 mijë euro për të shkuar në Britani, punoi në shtëpi kanabisi por s’e paguan

Lajme
Paralajmëron Serwer: Rikthimi i Donald Trump dhe bashkëpunimi i tij me serbofilin Richard Grenell çojnë Ballkanin në luftë

Paralajmëron Serwer: Rikthimi i Donald Trump dhe bashkëpunimi i tij me serbofilin Richard Grenell çojnë Ballkanin në luftë

Lajme
Qeveria për takimin në Bruksel: Serbia refuzoi planin e sekuencimit dhe e sabotoi diskutimin për të zhdukurit

Qeveria për takimin në Bruksel: Serbia refuzoi planin e sekuencimit dhe e sabotoi diskutimin për të zhdukurit

Lajme
Vrasja e policit në Zllatar, dëshmitari thotë se i akuzuari pas ngjarjes kritike kishte filluar të bërtiste e ta godiste veten

Vrasja e policit në Zllatar, dëshmitari thotë se i akuzuari pas ngjarjes kritike kishte filluar të bërtiste e ta godiste veten

Drejtësi
“Ishim dhe do të jemi me Kosovën”, Ambasada amerikane feston 248-vjetorin e Pavarësisë së ShBA-së

“Ishim dhe do të jemi me Kosovën”, Ambasada amerikane feston 248-vjetorin e Pavarësisë së ShBA-së

Lajme
Destabilizohet moti në Kosovë, pamje nga disa qytete

Destabilizohet moti në Kosovë, pamje nga disa qytete

Lajme
Kalo në kategori