LAJMI I FUNDIT:

iMac 32 inç nuk pritet të vijë më herët se në fund të vitit 2024

iMac 32 inç nuk pritet të vijë më herët se në fund të vitit 2024

Javë më parë Mark Gurman i Bloomberg raportoi se Apple është në fazat e hershme të zhvillimit të një versioni iMac me një ekran më të madh se 30 inç.

Gurman tani thotë se data më e hershme se kur do të mund të dilte kompjuteri është në fund të vitit 2024, transmeton Telegrafi.

Raporti përshkruan punën e Apple në një iMac 32 inç si diçka me të cilën kompania po “eksperimenton” tani.


Duke pasur parasysh se është se puna është në fazë të hershme, Gurman thotë se nuk “parashikon që një kompjuter i tillë të dalë përpara vitit 2024, nëse jo më vonë”.

“Më është thënë se Apple po eksperimenton me iMac me ekrane më të mëdhenj, duke përfshirë një model me një ekran rreth 32 inç. Nuk parashikoj që një kompjuter i tillë të dalë përpara fundit të vitit 2024, nëse jo pak më vonë, pasi zhvillimi është në fazë të hershme. Kjo vjen disa vite pasi Apple kishte në plan të prezantonte një version më të madh të M1 iMac 24 inç”. /Telegrafi/