LAJMI I FUNDIT:

AGK-ja dënon gjuhën e drejtorit të Financave të Telekomit ndaj gazetarëve të Front Online

AGK-ja dënon gjuhën e drejtorit të Financave të Telekomit ndaj gazetarëve të Front Online

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, ka treguar se është njoftuar nga redaksia e “Front Online” për gjuhën denigruese dhe etiketimet që drejtori i Financave në Telekomin e Kosovës, Feim Kelmendi, ka përdorur ndaj gazetarëve të këtij portali lidhur me një shkrim në publikuar në këtë medie.

Sipas njoftimit për media nga AGK, thuhet se drejtori financiar i kësaj ndërmarrjeje publike ka fyer rëndë gazetarët duke përdorur edhe etiketime të papranueshme si “moti ju kam thane qe: S’ka bir nene e as bire k**ve qe gjene skandale ne Telekom”.


Për më tepër, Kelmendi ka vazhduar fyerjet edhe në profilin personal të Kryeredaktorit të Front Online, Lavdim Hamidi.

“Kjo nuk është hera e parë që Drejtori Financiar i Telekomit të Kosovës, Feim Kelmendi, fyen, kërcënon dhe etiketon gazetarët e medieve në Kosovë.

AGK-ja, i bën thirrje Bordit dhe Drejtores së këtij institucioni që të distancohen nga gjuha ofenduese e Kelmendit dhe etiketimet e përpjekjet për të ndërhyrë në punën e gazetarëve”, thuhet në reagimin e AGK-së. /Telegrafi/