Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka thënë se janë identifikuar 149 persona të Mbrojtjes Civile, të cilët kanë marr paga përkundër që nuk janë në marrëdhënie pune.
Këtë e konfirmuar auditorja e përgjithshme Vlora Spanca në një intervistë për Telegrafin, duke shtuar vlera e pagesës është mbi 700 euro në vit.
“Kemi potencuar një çështje e cila e përcjell Qeverinë e Kosovës, është ajo e pagesave për punonjësit që nuk e vijojnë punën. Kjo është si rezultat i Marrëveshjes së Brukselit dhe një vendim i Qeverisë që është nënshkruar në vitin 2015 për integrimin e ish-Mbrojtjes Civile në institucionet publike. Numri i tyre është 149 dhe vlera është diku mbi 700 mijë euro në vit”, ka konfirmuar Spanca.
Sipas saj, tashmë këto pagesa janë ndalur.
“Mund të them se këtu ka përmirësime në këtë aspekt, ku Ministria e Arsimit dhe ajo e Ekonomisë e kanë zgjedhur këtë problem, duke iu ofruar kushte dhe punonjësit ka filluar të punojnë, përderisa Ministria e Kulturës me marrjen e raportit, në qershor apo në korrik të vitit të kaluar, ka ndalur pagesat”, ka shtuar ajo.
Dy javë më parë, Qeveria e Kosovës kishte marr vendim që t’i shpallë terroriste organizatat serbe Mbrojtja Civile dhe Brigada e Veriut, të cilat operojnë në pjesën veriore të vendit.
Këto dy organizata dyshohet se janë përgjegjëse për shumë krime të kryera në veriun e Kosovës. Pikërisht për këto dyshohet të ketë qenë i destinuar arsenali i armëve i cili u kap para pak ditësh në një veturë në Zveçan.
Mbrojtja Civile në Serbi funksionon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Shpallja e tyre si organizata terroriste vjen në kohën kur tensionet në veri të Kosovës – të banuar me shumicë serbe – janë rritur.
Serbët lokalë po kundërshtojnë kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit që u zgjodhën më 23 prill. Këto votime u bojkotuan nga popullata serbe.
Që nga 26 maji, serbët kanë protestuar në veri dhe që atëherë në këtë zonë janë regjistruar disa sulme me shok-bomba dhe granata dore, që kanë shkaktuar dëme materiale, por pa pasoja në njerëz. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBesim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese
Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës, 10 vite suksese dhe bashkëpunime
Zbulo të jetuarit buzë detit në kompleksin prestigjioz “Holiday In 2”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë