LAJMI I FUNDIT:

Seancë private në Hagë, mbrojtja e Selimit merr në pyetje dëshmitarin e prokurorisë

Seancë private në Hagë, mbrojtja e Selimit merr në pyetje dëshmitarin e prokurorisë

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë po vazhdon të dëgjohet dëshmitari i dymbëdhjetë në rastin kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ai është duke u intervistuar nga mbrojtja e Rexhep Selimit në seancë të mbyllur për publikun.

Dëshmitari i mbrojtur bën pjesë në grupin e dëshmitarëve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) dhe mban kodin 4337, shkruan kp.


Dëshmia e tij ka filluar të hënën dhe është lëshuar për transmetim publik vetëm një pjesë e shkurtë e saj.

Aty është bërë e ditur se dëshmitari është një shqiptar i Kosovës i cili sipas prokurorisë ishte bujk gjatë periudhës së vitit 1998.

Ai pretendon se në atë periudhë, disa pjesëtarë të UÇK-së e kishin marrë nga shtëpia e tij, sipas tij për ta mbajtur e keqtrajtuar pastaj për një muaj.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi po e dëgjojnë dëshminë e tij në gjykatore, ndërsa Jakup Krasniqi po e përcjellë atë përmes video-lidhjes.

Në këtë proces gjyqësor deri tani kanë dëshmuar njëmbëdhjetë dëshmitarë, të gjithë të mbrojtur duke mos u bërë i ditur identiteti i tyre dhe seancat janë zhvilluar tërësisht të mbyllura për publikun.

Gjykimi ka nisur më 3 prill me deklaratat hyrëse të tyre.

Para trupit gjykues, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.

Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Lajme
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Kalo në kategori