LAJMI I FUNDIT:

Për çfarë akuzohet Ahmetaj? Një vilë në Gjirin e Lalëzit dhe 500 mijë euro përfitime të paligjshme

Për çfarë akuzohet Ahmetaj? Një vilë në Gjirin e Lalëzit dhe 500 mijë euro përfitime të paligjshme

Në dosjen hetimore, Prokuroria e Posaçme SPAK pretendon se Arben Ahmetaj, në pozicionin e ministrit të Zhvillimit Ekonomk, Tregtisë e Sipërmarrjes, ka përfituar një vilë në bregdet dhe gati 500 mijë euro si ryshfet nga biznesmenët e inceneratorëve.

Sipas SPAK, vlerat janë përfituar në mënyrë të drejtëpërdrejtë ose të tërthortë nga Ahmetaj, përmes pagesave nga persona të tjerë, por burimi i parave ishte Klodian Zoto e Mirel Mërtiri.

Në episodin e parë SPAK flet për një shumë prej 170 mijë euro, në vitet 2016-2017. Natyra e vërtetë e burimit, sipas SPAK, është mbuluar duke u paraqitur si pagesë e bërë Arben Ahmetajt dhe ish-bashkëshortes së tij, përkundrejt një shitjeje ndaj një personi tjetër të dy apartamenteve 124 dhe 148 m2 në Selitë. Sipas SPAK, paratë janë paguar tërthorazi nga Klodian Zoto e Mirel Mërtiri.


Episodi i dytë i përket vilës 98 m2 dhe sipërfaqes së truallit 521 m2 në Hamallaj, aktualisht e sekuestruar. SPAK thotë se pasuria është përfituar nga Zoto e Mërtiri, e më pas në mënyrë të tërthortë është kaluar me emër të personit me iniciale G.K. e në përfundim të Eriola Hoxhës, bashkëjetueses së ish-zv/kryeministrit.

Mbërrin kërkesa për autorizim në Kuvend, Prokuroria e Posaçme kërkon arrestimin e Arben Ahmetajt
Lexo po ashtu Mbërrin kërkesa për autorizim në Kuvend, Prokuroria e Posaçme kërkon arrestimin e Arben Ahmetajt

Një shumë prej 130 mijë euro dhe një tjetër prej 140 mijë euro janë episodi i tretë e i katërt, regjistruar në vitin 2017-2018. Sipas SPAK, pagesa është dokumentuar si shumë e marrë nga Ahmetaj dhe ish-bashkëshortja për shitjen e një apartamenti në Selitë. Ndonëse si pagues figurojnë persona të tjerë, për SPAK, pas tyre ishin Klodian Zoto e Mirel Mërtiri dhe shoqëria “Integratet Technology Services”, shoqëria që më pas ndërtoi inceneratorin e Elbasanit.

Episodi i pestë i dyshuar i korrupsionit ka të bëjë me një shumë prej 34 mijë euro, pagesa direkte nga dy biznesmenët Zoto e Mërtiri për Arben Ahmetajn e të afërm të tij, si shpenzime për pagesa hotelesh dhe udhëtime në vitet 2013-2017. Ndërsa episodi i fundit, i takon një shume prej gati 2 milionë lekë të rinj, në vitet 2019-2020.

Ato kanë qenë pagesa ndaj subjekteve të ndryshme tregtare nga Zoto e Mërtiri përmes shoqërisë “Integrated Technology Services”, në funksion të një investimi në një apartament në pronësi të Arben Ahmetajt në zonën e “Shallvareve” në Tiranë./A2 CNN

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori