LAJMI I FUNDIT:

Elton John mbylli turneun lamtumirës me një koncert në Suedi

Elton John mbylli turneun lamtumirës me një koncert në Suedi
(Foto: Instagram/eltonjohn)

Elton John u ka thënë miliona fansave në fundjavë se do të mbeten “mendjen, zemrën dhe shpirtin” e tij, duke mbyllur turneun lamtumirës maratonë në Stokholm me një nga hitet e tij më të mëdha – “Goodbye Yellow Brick Road”.

76-vjeçari ka fituar pesë çmime Grammy në një karrierë spektakolare që përfshin mbi 50 vjet dhe ka mbajtur rreth 4.600 performanca në mbarë botën.


“Të bëja muzikë për ju ishte forca ime shtytëse dhe ju ishit absolutisht madhështorë”, i tha kantautori turmës në Tele2 Arena të Suedisë.

Ai hapi koncertin me “Bennie and the Jets” dhe vazhdoi të interpretojë shumë hite të tjera, duke përfshirë “Philadelphia Freedom”, “Tiny Dancer”, “Rocket Man” e “Candle in the Wind”.

Menjëherë pas performancës së këngës “Border Song”, të cilën ia kushtoi Aretha Franklin, ai ngriti në këmbë 30 mijë fansa në Tele2 Arena me këngën “I’m Still Standing”.

Elton John i ka bërë një nderim emocional grupit dhe ekipit aktual, disa prej të cilëve kanë qenë në turne me të për shumë vite.

Një propozim fejese në festivalin “Glastonbury” gjatë performancës së Elton Johnit
Lexo po ashtu Një propozim fejese në festivalin “Glastonbury” gjatë performancës së Elton Johnit

Turneu ‘Farewell Yellow Brick Road filloi në Amerikën e Veriut në vitin 2018, dhe kjo ishte nata e dytë e performancës në Stokholm. Turneu është shtrirë nëpër vende të shumta anekënd botës duke interpretuar për më shumë se gjashtë milionë fansa, ndërsa një nga pikat kryesore ishte koncerti në Glastonbury muajin e kaluar.

View this post on Instagram

A post shared by Coldplay (@coldplay)

Turneu i lamtumirës i Eltonit është një nga turnetë e koncerteve me fitimet më të larta ndonjëherë: revista Billboard raporton se ishte i pari që arriti në 900 milionë dollarë në shitje biletash.

Duke folur për jetën e tij në fund të kësaj finale të madhe, ai i tha turmës se kaloi “52 vite gëzim të pastër duke luajtur muzikë” dhe konfirmoi se nuk do të bënte më kurrë turne, porse mund të bënte performancat më të vogla në të ardhmen. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Elton John (@eltonjohn)

Në trend Magazina

Më shumë
Fjolla Morina vulos spekulimet për ribashkimin me Fisnik Sylën, publikon foto pranë të dashurit të saj të ri

Fjolla Morina vulos spekulimet për ribashkimin me Fisnik Sylën, publikon foto pranë të dashurit të saj të ri

Magazina
Veprime të tilla ishin ndaluar rreptësisht nga Eurovisioni, ish-përfaqësuesi i Suedisë theu rregullin që shkaktoi reagime të mëdha

Veprime të tilla ishin ndaluar rreptësisht nga Eurovisioni, ish-përfaqësuesi i Suedisë theu rregullin që shkaktoi reagime të mëdha

Magazina
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
Rita Ora fotografohet e lodhur në krahët e bashkëshortit, ndërsa kthehet nga pas-ndeja e 'Met Gala' në orët e hershme të mëngjesit

Rita Ora fotografohet e lodhur në krahët e bashkëshortit, ndërsa kthehet nga pas-ndeja e 'Met Gala' në orët e hershme të mëngjesit

Magazina
Shqipëria performon sonte në gjysmëfinalen e dytë të Eurovisionit - Besa Kokëdhima do të elektrizojë skenën me këngën

Shqipëria performon sonte në gjysmëfinalen e dytë të Eurovisionit - Besa Kokëdhima do të elektrizojë skenën me këngën "Titan"

Magazina
“Doli që kisha tumor”- Heidi prek me rrëfimin e saj në Big Brother VIP Albania

“Doli që kisha tumor”- Heidi prek me rrëfimin e saj në Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori