Këngëtarja Rita Ora ka dhënë së fundmi një intervistë të gjatë për revistën The Line Of Best Fit.
Përgjatë intervistës, ajo ka folur për karrierën e saj në muzikë dhe aktrim – ku kjo e fundit sigurisht rrjedh nga gjyshi i saj, Besim Sahatçiu, i cili ishte një regjisor i njohur në Ish-Jugosllavi.
“Rita Ora mori frymëzim për realizimin e albumit të saj të ri, “You & I” nga gjyshi i saj, regjisori i filmit dhe teatrit Besim Sahatçiu”, shkruan revista The Line Of Best Fit.
“Ai ishte rryma krijuese në shtëpinë tonë. Nëna dhe babai im donin që unë të ëndërroja, por më shumë se çdo gjë, ata thjesht donin që unë të isha e sigurt. Shkolla ishte një gjë e madhe. Por gjyshi im, ai ishte më ëndërrimtari nga të gjithë. Ai më shtyu të bëj atë që bëj”, ka thënë Rita për revistën e famshme.
“Sahatçiu iu përkushtua kinematografisë, por e gjeti suksesin duke rrezikuar me ‘117’,një film i shkurtër i xhiruar në fshatin kosovar, Nivokaz, që përshkruan traditat dhe stilin e jetesës së një familjeje shqiptare prej 177 anëtarësh, të cilët jetonin të gjithë nën të njëjtën çati”, vazhdon të shkruajë revista, duke iu referuar gjyshit të yllit ndërkombëtar.
Ai u përshkrua nga kritikët si ‘portreti shpirtëror i një kombi’. Ora thotë: “Kam qenë gjithmonë kurioze, nga të gjithë filmat që ka bërë me buxhete më të mëdha, pse funksionoi ky. Dhe më pas kuptova se ishte sepse kështu jetonin njerëzit në të vërtetë. Bëhet fjalë për lidhjen njerëzore”.
Besim Sahatçiu u nda nga jeta në vitin 2005, por jetoi për të parë debutimin e mbesës së tij në aktrim, kur ajo si adoleshente luajti në filmin britanik “Spivs” në vitin 2004.
“Ai ishte disi i sëmurë kur kjo po ndodhte dhe nuk mund të ngrihej në këmbë”, tregon Ora. “Dhe mbaj mend që më thirri gjyshja ime dhe më tha se ai u ngrit për të brohoritur për mua kur dola në televizor. Zot bekoje atë atë, unë isha në atë film vetëm për pesë minuta. Por ai pa që unë arrita diçka. Megjithatë, nuk do t’ju sugjeroja të gjykoni aftësitë e mia në aktrim nga ai film”, tha Rita me shaka.
Në albumin e ri, Ora rigjen rrënjët e saj që deri më tani kanë qenë të pashprehura përmes muzikës së saj. “Unë u frymëzova nga dashuria për gjërat”, thotë ajo, “por nuk doja që njerëzit të mendonin se duhet të kesh dikë tëndin për të qenë i lumtur, dhe kështu fillova të reflektoj veten dhe të vlerësoj njerëzit që më formuan gjithashtu”.
Kënga “Shape of Me” i kushtohet nënës së saj. “Fillova ta kompozoj këngën nga perspektiva e formësimit të një skulpture, por më pas mendova: ‘Kjo tingëllon shumë metaforike, kjo nuk funksionon. Le të flasim për gratë që në të vërtetë kanë formësuar atë që jam dhe çfarë më thoshin”, shpjegon ajo, “sepse doja që njerëzit të ndjenin se po formoheshin me mua teksa dëgjonin. Shumë e çuditshme, por ky ishte vizioni”, shtoi Rita.
Albumi i ri “You & I” nga Rita Ora, përndryshe del në shitje nga data 14 korrik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAtilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij
Lejla pohon se Burimi ka tentuar ta puthë në buzë
Sara Kolami: Nuk më pengon mosha e Drilonit
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje