LAJMI I FUNDIT:

Clinton shpërndan në Twitter mesazhin që dha gjatë qëndrimit në Shqipëri

Clinton shpërndan në Twitter mesazhin që dha gjatë qëndrimit në Shqipëri

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton në fillim të korrikut ka qëndruar në Shqipëri.

Clinton u prit me nderime të larta shtetërore nga kryeministri Edi Rama. Po ashtu mbajti një fjalim në të cilën përmendi edhe Kosovën.


Të dielën, në një postim në Twitter, Clinton përmendi intervenimin e NATO-s si dhe strehimin e gjysmë milioni refugjatë nga Kosova, nga Shqipëria, gjatë vitit 1999.

“Gjatë konfliktit të Kosovës, Shqipëria ndihmoi njerëzimin të mbizotëronte – duke pranuar gati gjysmë milioni refugjatë dhe duke shërbyer si një partner jetik për paqen. Javën e kaluar pata nderin të festoja lidhjet e miqësisë midis dy vendeve tona dhe të shihja se çfarë është e mundur kur njerëzit përqafojnë demokracinë”, ka shkruar Clinton.

Bill Clinton ka shërbyer si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga viti 1993 deri me 2001.