LAJMI I FUNDIT:

Robert Lewandowski i jep fund beqarisë, kurorëzohet me partneren e tij Anna

Robert Lewandowski i jep fund beqarisë, kurorëzohet me partneren e tij Anna
Foto: Robert Lewandowski/Instagram

Robert Lewandowski, 34 vjeç dhe gruaja e tij Anna, 33 vjeçe, bënë një postim surprizë në rrjetet sociale, duke sugjeruar se kishin vendosur të “martoheshin përsëri”.

Në këtë mënyrë ata ribënë betimet e tyre martesore dhe vendimi për të bërë një lëvizje të tillë në këtë moment me shumë mundësi nuk është aspak i rastësishëm.

Në qershor, një nga çiftet më të famshëm polakë festoi 10-vjetorin e martesës dhe fryt i dashurisë së tyre janë dy vajza – Klara gjashtëvjeçare dhe Laura trevjeçare.

Foto: Robert Lewandowski/Instagram

“E bëmë përsëri”, shkroi çifti i famshëm polak në një fotografi ku Ana pozonte me një fustan të bukur të bardhë, ndërsa sulmuesi i Barcelonës dhe ishte i veshur me një kostum elegant.

Në komente, fansat i uruan ata për rinovimin e betimit të martesës dhe në ceremoni morën pjesë miqtë e tyre të shumtë, përfshirë disa futbollistë të Barcelonës.

Foto: Robert Lewandowski/Instagram

Nuk dihet ende nëse ceremonia ka qenë tërësisht private apo lista e të ftuarve ka qenë sekrete dhe e kufizuar. /Telegrafi/

Foto: Robert Lewandowski/Instagram