Është personazhi më i ndjekur dhe më i famshmi në publik për momentit në Shqipëri pas fitores së arritur dhe pjesëmarrjes në Show “BigBrother Vip”.
Ai është Luiz Ejlli i cili teksa ndodhej në Show nga ana tjetër përballej dhe ende ka të hapur një betejë ligjore me drejtësinë, nisur në qytetin e Lushnjës dhe proces që vazhdon aktualisht në Prokurorinë dhe Gjykatën e Fierit, pas hartës së re gjyqësore dhe shkrirjes së gjykatës e prokurorisë në Lushnje.
FactCheck mëson ekskluzivisht se prej datës 26 dhjetor 2022 Luiz Ejlli zyrtarisht është i pandehur për drejtësinë shqiptare si person i dyshuar për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve kryer në bashkëpunim.
Sipas nenit 186 paragrafi i dytë për të cilin ai është marrë i pandehur nga prokuroria e Lushnjës referuar kodit penal rrezikon nga 6 muaj deri në 4 vite burgim, në rast se do të gjendet fajtorë.
Nëpërmjet këtyre dokumenteve, FactCheck sjell për herë të parë historinë për të cilën drejtësia e akuzon Ejllin se me profesionin e noterit ai ka falsifikuar deklaratë noteriale për të justifikuar paratë e një personi që ishte në hetim.
Kjo histori nis në vitin 2021 aty ku prokuroria do të kërkonte sekuestrot e pasurive të shtetasit F.A sit ë pajustifikuara me burime të ligjshme.
Sekuestro e kërkuara asokohe nga prokuroria e Lushnjës do të pranohej nga gjykata më 28 nëntor të vitit 2021.
Pak muaj pas kësaj sekuestro shtetasi F.A i cili po ashtu është i bashkëpandehur me Ejllin ka depozituar një deklaratë noteriale bërë tek Noteri Luiz Ejlli.
Më 25 shkurt 2022 shtetasi F.A paraqet në prokurori deklaratën noteriale e cila sipas tij ishte bërë tek zyra noteriale e Luiz Ejllit më datë 16 dhjetor 2015 dhe mbante të dhënat si në facsimile “nr 663 Rep, Nr 213 Kol datë 16.12.2015.
Kjo deklaratë sipas prokurorisë kishte përmbajtjen e marrjes së një huaje në dy këste nga 2008-2015 prej 151 mijë euro dhe 2011-2015 prej 60 mijë euro, para të cilat bashkëshortja e shtetasit F.A i kish marrë për të shlyer një kredi.
E pikërisht kjo deklaratë s’ishte gjendur në arkivat e ministrisë së drejtësisë në përgjigje të kërkesave për informacion, kërkesa në kuadër të hetimit pasurore që po kryente prokuroria e Lushnjës.
Kaq ka mjaftuar që prokuroria të krijojë dyshime se mund të ketë një shkelje ligjore dhe ka thelluar hetimet duke zbuluar zyrën noteriale të Luiz Ejllit e po ashtu dhe veprimet e bëra disa vite më parë.
Prokuroria ka kërkuar në arkivat e noterit Luiz Ejlli të dhëna për këtë deklaratë noteriale dhe ajo rezulton si deklaratë por në emër të një tjetër shtetasi dhe aspak bashkëshortes së shtetasit F.A për të cilin hetimi pasurorë ishte finalizuar me sekuestro.
Mospërputhja e këtyre deklaratave ka shtyrë prokurorinë të hap regjistrin e ish noterit Ejlli dhe aty ka zbuluar se as para datë 16.12.2015 e as pas kësaj date shtetasi F.A skishte kryer asnjëherë një veprim noterial tek zyra e Luizit.
Në konkluzion të këtij hetimi dhe veprimeve noteriale të verifikuara hap pas hapi, prokuroria thotë se kemi të bëjmë me një falsifikim intelektual ku s’është falsifikuar shkrimi apo vula, por përmbajtja e një dokumenti është ndryshuar.
Ndalur tek përgjegjësia penale apo motivi i kryerjes së këtij krimi, prokuroria thotë “Rezulton e Provuar se shtetasi F.A e ka kryer veprën penale të “falsifikimit të dokumenteve, në formën e falsifikimit intelektual në bashkëpunim edhe me ish-noterin Luiz Ejlli, pasi ky i fundit thotë prokuroria i ka patur vulat deri më datë 16 prill 2022 kur i janë marrë në dorëzim dhe janë nxjerr jashtë përdorimit me komision të ngritur nga Ministria e Drejtësisë.
Falsifikim Intelektual sipas prokurorisë provat pasi “Duke qenë se Shkrimi e nënshkrimi i tij dhe gjurmët e vulave në këtë dokuemnt (Deklaratë Noteriale) janë të njëjta me ato që gjenden me aktet e tjera të dorëzuar nga ai tek noterja V.S (e cila mban arkivin e Luiz Ejlli), pra nuk janë të falsifikuara por përmbajtja ndryshon, arrihet në përfundimin e pakontestueshëm që ky dokument i rremë në përmbajtja është krijuar në bashkëpunim midis Luiz Ejlli dhe shtetasit F.A me qëllim që ky i fundit ta përdorte për të justifikuar pasurinë e tij objekt procedimi penal.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Të betohem se asnjë ndjenjë nuk e kam për ty”, Gjesti shokon me deklaratën ndaj Eglit
Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar nga “Fundjavë Ndryshe”
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Në vitin 2014, ajo tronditi Evropën me fitoren në 'Eurovision', si duket sot Conchita Wurst?
Kylie Jenner mahnit me një veshje rozë sportive, ndërsa tregon linjat e saj perfekte
Klajdi Musabelliu eliminohet nga Big Brother VIP Albania
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos