LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Gërvalla merr pjesë në “Forumin e Dubrovnikut 2023”

Ministrja Gërvalla merr pjesë në “Forumin e Dubrovnikut 2023”

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla është duke marrë pjesë në “Forumin e Dubrovnikut 2023”.

Pjesëmarrës në këtë forum janë edhe përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell bashkë me emisarin për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, si dhe emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, transmeton Telegrafi.

Borrell në Dubrovnik flet për dialogun Kosovë-Serbi
Lexo po ashtu Borrell në Dubrovnik flet për dialogun Kosovë-Serbi

Gjithashtu, pjesëmarrës është edhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.


Ndryshe, Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, më herët ka shkruar në Twitter se në forum kanë diskutuar edhe për dialogun Kosovë – Serbi.

“Ne diskutuam mbështetjen për Ukrainën, dialogun Beograd-Prishtinë dhe klimën e investimeve në Afrikë”, ka shkruar ai.

Kurse, i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka komentuar situatën aktuale në rajon në prag të konferencës ndërkombëtare në Dubrovnik, duke iu referuar veçanërisht krizës mes Kosovës dhe Serbisë si dhe lëvizjeve të fundit të Milorad Dodikut në Republikën Serbe të Bosnje-Hercegovinës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

Lajme
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Kalo në kategori