LAJMI I FUNDIT:

Doja Cat e festoi 4 korrikun me fotografi të zjarrta në bikini me dizajn të flamurit amerikan

Doja Cat e festoi 4 korrikun me fotografi të zjarrta në bikini me dizajn të flamurit amerikan

Doja Cat, 27 vjeçe, shfaqi linjat e saj me bikini me dizajn të flamurit amerikan gjatë një seti fotografik me temën e 4 korrikut të shpërndarë në InstaStory të enjten.

Reperja dukej shumë në formë teksa tregonte barkun e tonifikuar dhe belin e saj të hollë, shkruan DailyMail.


Në disa fotografi, Doja i la flokët e saj voluminoze rreth shpatullave në një stil të valëzuar, si Farrah Fawcett.

Gjatë xhirimeve, këngëtarja e hitit “Get Into It” veshi edhe një palë çizme të bardha në stilin kauboj.

Pamja e saj u finalizua me një gjerdan argjendi në formë kryqi dhe një palë syze dielli.

Artistja u pa gjithashtu duke ngrënë një hot-dog dhe duke lëpirë disa kokoshka.

Dhe në një imazh ylli po pinte një birrë ‘Bud Light’. Kompania ka humbur një pasuri që kur fansat shprehën mospëlqimin e tyre për përdorimin e Dylan Mulvaney si zëdhënës. Nuk dihet nëse Doja ka marrëveshje reklamimi me markën apo është thjesht një fanse.

E zbuluar për herë të parë si një talent muzikor në vitin 2014 me këngën e saj debutuese “So High”, reperja dhe këngëtarja 27-vjeçare që atëherë ka vazhduar të jetë një nga emrat më të mëdhenj të muzikës.

Ishte kënga e saj “Doja Cat, Say So”, nga albumi i saj i dytë “Hot Pink”, që e ktheu atë në një yll në industrinë e muzikës.

Bukuroshja e lindur në Los Angeles është paraqitur gjithashtu në bashkëpunime të shumta këngësh me artist të profilit të lartë, si dueti i saj me Saweetie në “Best Friend” apo me Bebe Rexhën për këngën “Baby, I’m Jealous”. /Telegrafi/