LAJMI I FUNDIT:

Përplasje mes Ramës e Vuçiqit në konferencën për shtyp

Përplasje mes Ramës e Vuçiqit në konferencën për shtyp

Në fund të konferencës për shtyp në Beograd, mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, ka pasur tensione mes nikoqirit dhe mysafirit nga Tirana.

Sherri nisi kur kryeministri shqiptar foli për draftin e Statutit të Asociacionit, të cilin Rama ia ka dorëzuar presidentit francez dhe kancelarit gjerman.

Rama u shpreh se Draftin për Statutin e komunave me shumicë serbe ia kishte çuar “kumbarëve të marrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës”, duke iu referuar Francës dhe Gjermanisë, gjë që solli dhe reagimin me tone të ashpra të presidentit serb, transmeton Telegrafi.


Vuçiqi  tha se në Serbi vetë i zgjedhin kumbarët e tyre, duke shtuar se “vetëm Serbia mund të propozojë Statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe sepse kështu është sipas Marrëveshjes së Brukselit”.

Kjo përplasje ka bërë që presidenti serb të heq kufjet nga veshi dhe menjëherë ta mbyll konferencën për shtyp.

Rama pas takimit me Vuçiqin në Beograd: Plani franko-gjerman, rruga e uljes së tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë
Lexo po ashtu Rama pas takimit me Vuçiqin në Beograd: Plani franko-gjerman, rruga e uljes së tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmbylli të premten turin dyditor ballkanik me vizitën në Serbi, ku u takua me presidentin Aleksandër Vuçiq lidhur me Procesin e Berlinit.

Më herët sot, kryeministri Rama vizitoi Bosnje dhe Hercegovinën dhe Malin e Zi, ku u prit nga autoritetet e larta shtetërore.

Kryeministri Edi Rama nisi dje turin dyditor në vendet e Ballkanit Perëndimor me vizita në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë dhe takime me zyrtarë të lartë të këtyre vendeve.

Në 16 tetor 2023, Tirana do të presë samitin e radhës të Procesit të Berlinit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori