LAJMI I FUNDIT:

Vdes një femër dhe tre të tjerë lëndohen në një aksident në Podujevë

Vdes një femër dhe tre të tjerë lëndohen në një aksident në Podujevë
Foto: Ilustrim

Një femër ka ndërruar jetë ndërsa tre të tjerë kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur të enjten rreth orës 19:30, në Podujevë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se aksidenti ka ndodh mes dy veturave.

Ndërkaq, siç thuhet në raport trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy veturave. Si pasojë, lëndime trupore kanë pësuar katër persona dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Rreth orës 01:30 e datës 07.07.2023 në QKUK si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë viktima femër kosovare dhe e njëjta me vendim të prokurorit dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/