LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i LVV-së e konsideron gabim refuzimin e Kurtit për t’u takuar me Ramën

Deputeti i LVV-së e konsideron gabim refuzimin e Kurtit për t’u takuar me Ramën

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, konsideron gabim refuzimin e kryeministrit Albin Kurti për të takuar homologun e tij nga Shqipëria, Edi Rama.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, e ka konsideruar gabim refuzimin e kryeministrit Albin Kurti për t’u takuar me homologun e tij nga Shqipëria, Edi Rama.


Rrahmani tha se ka qenë gabim anulimi i mbledhjes së përbashkët të dy qeverive nga Edi Rama, por sipas tij, edhe Kurti po bën gabim që nuk po e takon atë.

Deputeti i LVV-së tha se gabimi nuk mund të përmirësohet me gabim.

“Unë e kam thënë edhe më herët që kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë shumë gabim në anulimin e mbledhjes së dy qeverive, besoj që i kishte kontribuuar në ecjen e situatës përpara dhe përmirësimin e gjendjes sikur të mbahej ai takim, mirëpo natyrisht mendoj që është edhe shumë e gabueshme mospritja e kryeministrit Rama nga kryeministri Kurti, për shkak që besoj se këto gjëra duhet të tejkalohen dhe gabimi nuk mund të përmirësohet me gabim, nëse ka gabuar kryeministri Edi Rama në Shqipëri, atëherë nuk duhet të gabojë kryeministri Kurti në Kosovë”, ka thënë ai.

Kryeministri Edi Rama është takuar gjatë ditës me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

Pas këtyre dy takimeve, Rama nuk ka pranuar të flasë për media.

Në trend Lajme

Më shumë
Edhe 7 ditë për regjistrimin e popullsisë, ASK: Është obligim ligjor, nëse nuk jeni kontaktuar nga regjistruesit thirrni në këta numra

Edhe 7 ditë për regjistrimin e popullsisë, ASK: Është obligim ligjor, nëse nuk jeni kontaktuar nga regjistruesit thirrni në këta numra

Lajme
Pas largimit të Escobarit dhe Lajçakut, Qorolli: E nisën keq me Asociacion, e përfunduan edhe më keq pa përparim në prioritetin e gabuar

Pas largimit të Escobarit dhe Lajçakut, Qorolli: E nisën keq me Asociacion, e përfunduan edhe më keq pa përparim në prioritetin e gabuar

Lajme
Presidentja Osmani në SHBA, merr “mësimin e parë” në pilotimin e helikopterit nga piloti që shërbeu 15 vjet në Kosovë

Presidentja Osmani në SHBA, merr “mësimin e parë” në pilotimin e helikopterit nga piloti që shërbeu 15 vjet në Kosovë

Lajme
Rasti i Martin Berishajt dhe transferimi i shefit të Njësisë së Veçantë të Hetimeve - çka deklaroi drejtori i Policisë?

Rasti i Martin Berishajt dhe transferimi i shefit të Njësisë së Veçantë të Hetimeve - çka deklaroi drejtori i Policisë?

Elfije Boletini
Mickoski: Nëse Bullgaria nuk lëvizë nga qëndrimet e saj, do t'i kthehemi agjendës së brendshme

Mickoski: Nëse Bullgaria nuk lëvizë nga qëndrimet e saj, do t'i kthehemi agjendës së brendshme

Politikë
Mexhiti: Nuk pretendojmë të jemi në qeveri me çdo kusht

Mexhiti: Nuk pretendojmë të jemi në qeveri me çdo kusht

Politikë
Kalo në kategori