LAJMI I FUNDIT:

Reagimi kur pranuan ëmbëlsira ishte pozitiv, por 40 policë dorëzuan detyrën këtë vit për shkak të pakënaqësive

Reagimi kur pranuan ëmbëlsira ishte pozitiv, por 40 policë dorëzuan detyrën këtë vit për shkak të pakënaqësive

Reagimin kur pranuan ëmbëlsira dhe e takuan kryeministrin e kishin kryesisht pozitiv.

Por 40 kolegëve të tyre mesa duket nuk është që u ka pëlqyer sjellja e Qeverisë ndaj tyre.

Kjo pasi që Sindikata e Policisë së Kosovës ka njoftuar se që nga janari e deri në korrik të këtij viti, 40 zyrtarë policorë janë dorëhequr nga detyra e tyre për shkak të pakënaqësive.


Arsye për këtë gjendje, sipas njohësve të sigurisë, ka me bollëk.

“Ndërlidhet kryesisht me çështjen e ligjit të pagave sepse pjesa më kruciale e këtyre zyrtare tanimë 40 që kanë lënë detyrën në 2021-ën janë si shkaktar të meritokracisë, mungesës së pagës së dinjitetshme por njëkohësisht edhe mungesa e pagesës së rrezikshmërisë”, ka deklaruar Drizan Shala – Njohës i sigurisë.

Ndërsa, ish-drejtori i Policisë së Kosovës Reshat Maliqi, po vlerëson se aktualisht zyrtarët policorë duhet të jenë më të durueshëm.

“Besoj që duhet edhe pak durim sepse shteti është duke me u marr me çështje shumë serioze dhe besoj që ekziston edhe gatishmëria edhe e menaxhmentit të Policisë dhe ministrisë së Punëve të Brendshme që të ndërmarrin diçka a në përmasimin e kushteve të punës dhe hapësirave për policinë për pajisje e gjëra por ndoshta nuk i kanë mundësitë të plotësohen të gjitha kërkesat që ata i kanë për momentin”, ka thënë Maliqi.

Si pasojë e moszbatimit të plotë të Ligjit të Pagave, Policia e Kosovës nuk ka marrë shtesat për rrezikshmërinë tash e pesë muaj.

Angazhimi dhe përballja me rrezikun ka qenë e përditshme, sidomos në tensionet e krijuara në veri të Kosovës, për më shumë se një muaj tashmë.

Përndryshe, të enjten Policia e Kosovës ka shpallur një konkurs të ri për pranimin e zyrtarëve policorë.

Në trend Lajme

Më shumë
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Haradinaj: Kurti po tenton manipulimin e rezultatit

Haradinaj: Kurti po tenton manipulimin e rezultatit

Politikë
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Politikë
Kalo në kategori