Studentët e mjekësisë janë stacionuar në ambientet e jashtme të parlamentit ku po protestojnë për të kundërshtuar vendimin e qeverisë që i detyron të punojnë pesë vite në spitalet brenda vendit për të marrë diplomën.
Studentët deklarojnë se nuk do t’i ndalin protestat deri sa të ketë një tërheqje nga ana e qeverisë në lidhje me projektligjin e kaluar në parlament.
Ata deklarojnë se gjatë seancës së sotme do të presin te porta e Kuvendit që të marrin në pyetje të gjithë deputetët që votuan pro projektligjit të Këshillit të Ministrave.
“Do të rrim këtu dhe do t’i marrim të gjithë në pyetje, pse e votuat projektligjin. Do të rrimë këtu dhe pse jemi në sezon provimesh. Do të marrim librat dhe do të studiojmë këtu. Do lëmë një afat të caktuar dhe do presim sa të na japin një përgjigje. Nëse nuk kemi përgjigje ne do të konsultohemi me njëri tjetrin dhe do të përshkallëzojmë hapat tanë”, deklaroi një student për Euronews Albania.
Ndërkohë që një student tjetër u shpreh: “Do bëjmë bojkot, ne nuk hyjmë në tetor në bankat e shkollës pa u tërhequr vendimi. Ne do të qëndrojmë këtu deri sa të tërhiqet vendimi. Do të qëndrojmë këtu edhe natën nëse do të jetë e nevojshme”.
Kujtojmë se Këshilli i Ministrave miratoi të mërkurën projektligjin për atë që qeveria e cilësoi si trajtimi prioritar i studentëve të Mjekësisë dhe punësimin e tyre në Shqipëri, pas përfundimit të studimeve.
Sipas këtij projektligji, studentët që do të pranohen në vit të parë në mjekësi, do të nënshkruajnë një marrëveshje per t’u punësuar për 5 vite në Shqipëri pas përfunidmit të studimeve, duke ju garantuar punësimin dhe politika të tjera lehtësuese. Ndërsa, studentët që janë në proces studimi, do të kenë mundesi zgjedhjeje mes punësimit të sigurt, me detyrimin për të punuar për 3 vite në Shqipëri, nëse janë studentë të vitit të dytë deri në të katërtin; studentët e vitit të pestë dhe të gjashtë me detyrimin për të punuar 2 vite në Shqipëri, ose, në të kundërt, do të paguajnë koston reale të tarifës së studimit për vitet e mbetura. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
MPB: Promovohen 497 policë të rinj, nga gjenerata 2024-2025
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova