LAJMI I FUNDIT:

“Rrisni rrogat, mos tregoni kamxhikun”, Berisha përkrah protestën e studentëve të mjekësisë

“Rrisni rrogat, mos tregoni kamxhikun”, Berisha përkrah protestën e studentëve të mjekësisë
LSA

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha e ka cilësuar projektligjin për studentët e mjekësisë që i detyron këta të fundit të qëndrojnë 5 vite në Shqipëri pas përfundimit të studimeve si një “akt absurd që revokon kohërat e shkuara”. 

Në fjalën e tij në Kuvend, Berisha tha se studentët duhen stimuluar me rritje të rrogave dhe jo duke iu bërë presion.


“Ky ligj i marrë hua nga Kuba aktuale, bëhet gjoja në mbrojtje të shërbimit publik për qytetarët në zonat periferike. Në thelb, ai ka në themel vjedhjen, vjedhjen dhe vetëm vjedhjen e shumave kolosale që ju bëni. Kontrolli i Lartë i Shtetit faktoi se vetëm në 1 vit, kanë vjedhur dhe shpërdoruar 138 miliardë lekë. Vetëm në 1 vit keni vjedhur dhe shpërdoruar një shumë të atillë me të cilën mund të rriteshin rrogat së paku 170 % të të gjithë shqiptarëve”, tha Berisha.

Studentët e mjekësisë protestë kundër vendimit të qeverisë shqiptare për punësim të detyruar
Lexo po ashtu Studentët e mjekësisë protestë kundër vendimit të qeverisë shqiptare për punësim të detyruar

“Dhe ju në vend që të përdorni stimulin, interesin e mjekut të ri për të shërbyer në zonat në të cilën ka mundësi të marrë një rrogë më të madhe, të shpërblehet për një start më të mirë ekonomik për jetën e tij, ju i tregoni kamxhikun sot dhe i kërkoni në mënyrën më absurde që ai të firmosë, se do të shërbejë 5 vite në periferi apo në Shqipëri dhe pastaj mund të largohet nga Shqipëria”, u shpreh Berisha.

Qeveria shqiptare ka marrë vendimin për të miratuar një projektligj, i cili ka të bëjë me një paketë mbështetjeje për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin studimet në Mjekësi të Përgjithshme në institucionet publike të arsimit të lartë.

Në përpjekje për të ndaluar ikjen e mjekëve, qeveria shqiptare merr vendimin: Pesë vite punë për të marrë diplomën
Lexo po ashtu Në përpjekje për të ndaluar ikjen e mjekëve, qeveria shqiptare merr vendimin: Pesë vite punë për të marrë diplomën

Sipas këtij projektligji, studentët që do të pranohen në vit të parë në Mjekësi, do të nënshkruajnë një marrëveshje për t’u punësuar për 5 vite në Shqipëri pas përfundimit të studimeve, duke ju garantuar punësimin dhe politika të tjera lehtësuese. Ndërsa, studentët që janë në proces studimi, do të kenë mundësi zgjedhjeje mes punësimit të sigurt, me detyrimin për të punuar për 3 vite në Shqipëri, nëse janë studentë të vitit të dytë deri në të katërtin; studentët e vitit të pestë dhe të gjashtë me detyrimin për të punuar 2 vite në Shqipëri, ose, në të kundërt, do të paguajnë koston reale të tarifës së studimit për vitet e mbetura. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori