LAJMI I FUNDIT:

Akuzohet për vrasjen e policit, Prokuroria e Lezhës kërkon 20 vite burg për Redion Hysën

Akuzohet për vrasjen e policit, Prokuroria e Lezhës kërkon 20 vite burg për Redion Hysën

Prokuroria e Lezhës kërkon dënimin me 20 vite burg te Redion Hysës. Ai akuzohet për vrasjen e efektivit të FNSH, Xhulio Prela, ngjarje e ndodhur në dhjetor 2020, në Gajush të Lezhës.

Hysa u dyshua për ngjarjen pas gjetjes së një arme pistoletë të fshehur në një depozitë uji në taracën e banesës së tij. Në armën pistoletë nuk janë gjetur gjurmë gishtërinjsh, por ekspertiza balistike provoi se me të është kryer qitje në vendin ku u vra ish-efektivi Prela.

Në vijimësi, Hysa ka mbajtur qëndrim mohues për ngjarjen. Ai ka pohuar se nuk ka dijeni se si ka përfunduar arma pistoletë pranë banesës së tij.