Punonjësit e Administratës në RMV marrin pushim pa pagesë dhe shkojnë për të punuar në qendrat turistike

Punonjësit e Administratës Publike në Maqedoninë e Veriut po marrin tre muaj pushim pa pagesë këtë verë për të shkuar në punë sezonale jashtë vendit, kryesisht në Kroaci, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pothuajse nuk ka asnjë institucion shtetëror, ndërmarrje publike apo komunë ku të mos jenë firmosur vendimet për pushim pa pagesë të kërkuar nga punonjësit. Ata marrin tre muaj pushim pa pagesë, plus një muaj pushim të kombinuar të vjetër dhe të ri, në mënyrë që të mund të shkojnë jashtë vendit, kryesisht në bregdetin kroat dhe të punojnë në hotele dhe restorante gjatë sezonit të verës.
Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu konfirmon për “Sakamdakazam.mk” se administratorët po marrin pushime pa pagesë dhe po shkojnë për të punuar në vendet turistike. Vetëm nga ministria e tij këtë vit kanë marrë leje pa pagesë 15 persona.
“Vetëm ditët e fundit kam nënshkruar vendime për pushim pa pagesë të tre punonjësve. Është e vërtetë që shkojnë të punojnë në vendet turistike verore, por ligjërisht nuk mund t’i ndalojmë dhe të mos u japim këtë lloj leje. Kjo dukuri është e keqe edhe në afat të gjatë, sepse ata që largohen, kontaktojnë atje, marrin oferta për punë të tjera, mund të humbasim edhe punëtorë në sektorin publik”, thotë ministri Aliu.
Asnjë institucion shtetëror nuk ka të dhëna të përgjithshme se sa administratorë kanë marrë leje pa pagesë.
Këtë sezon veror, kompania “Croatia Airlines” ka lansuar linjën e fluturimit nga Shkupi për në Split. Siç e pa ekuipazhi ynë, avionët janë plot me udhëtar[ që shkojnë në Kroaci për punë sezonale. Një pjesë e madhe e tyre janë administratorë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Presidentja Siljanovska i priti në takim ekipet fituese të “NASA Space Apps Challenge 2024”

MPB: Gjatë 24 orëve 814 kundërvajtje, 171 për mosrespektimin e shpejtësisë së lëvizjes

KFOR-i reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame