Një video e sapo publikuar nga policia amerikane tregon momentin kur një zëvendës i sherifit të Los Angeles përplasi një grua në tokë pas një grabitjeje në një dyqan ushqimor.
Policët nga Stacioni i Sherifit të Lancaster iu përgjigjën një telefonate për një grabitje në një dyqan në West Avenue.
“Pas arritjes, policët iu afruan një burri dhe një gruaje që përputheshin me përshkrimin e dhënë nga personeli i sigurisë së dyqanit”, njoftoi Departamenti i Sherifit të Los Angeles.
“Ndërsa policët u përpoqën të arrestonin individët e përshkruar nga personeli i sigurisë së dyqanit, rasti u përshkallëzua në një incident të përdorimit të forcës”, shtoi agjencia.
“Pse jam në arrest… për çfarë?”, burri dëgjohet duke thënë në pamjet e publikuara nga media.
“Nuk je i arrestuar, po ndalohesh”, përgjigjet polici, raporton nypost.
Më pas policët përpiqen të kapin për krahu gruan teksa ajo regjistronte incidentin me telefonin e saj.
Më pas polici spërkat me sprej, e cila e akuzoi se i kishte vënë gjurin në qafë.
“Nuk mund të marr frymë”, është dëgjuar duke thënë ajo.
Ndryshe, dy policët e përfshirë në këtë ngjarje janë pezulluar nga detyra dhe janë në pritje të përfundimit të hetimeve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251