LAJMI I FUNDIT:

Tayna sjell këngën e re “Kalle”

Tayna sjell këngën e re “Kalle”
Foto: Screenshot/YouTube

Rap-artistja e njohur nga Prizreni, Tayna, ka publikuar sot (e mërkurë) këngën e re.

“Kalle” mban titullin projekti, të cilin e ka sjell të kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.


Këngëtarja ka bërë një paraqitje të veçantë në videoklip duke qenë se shquhet edhe për stilin.

Foto: Screenshot/YouTube

Teksti është shkruar nga vet reperja në bashkëpunim me Geson, ndërkohë që producimi u bë nga Big Bang.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Videoja në anën tjetër i është besuar produksionit të njohur shqiptar, Entermedia.

View this post on Instagram

A post shared by Tayna (@tayna)

Siç thotë Doruntina Shala (emri i vërtetë), kjo këngë iu dedikohet të gjitha çifteve që janë ndarë, për t’ua bërë me dije partnerëve se çfarë kanë humbur.

Të plotë tashmë mund ta gjeni edhe në YouTube, në kanalin zyrtar të Friends Entertainment. /Telegrafi/