LAJMI I FUNDIT:

Kampioni i Kosovës në futsall, Prishtina 01 mëson kundërshtarët e grupit në Ligën e Kampionëve

Kampioni i Kosovës në futsall, Prishtina 01 mëson kundërshtarët e grupit në Ligën e Kampionëve

Kampioni i Kosovës në futsall dhe fitues i Kupës së Kosovës, Prishtina 01 ka mësuar tashmë ekipet me të cilat do të përballet në raundin preliminar në Ligën e Kampionëve për sezonin 2023/24.

Sot (e mërkurë), 5 korrik, është hedhur shorti për grupet në raundet preliminare në Ligën e Kampionëve në futsall.


Prishtina 01 është shortuar në Grupin D, ku si kundërshtar do t’i ketë KSC Lubawa (Poloni), Utleira Idrettslag (Norvegji) dhe Isbjorninn (Islandë).

Ndeshjet e këtij raundi para-kualifikues do të zhvillohen nga data 22 deri në 27 gusht në Poloni.

Vendi i parë i grupeve do t’i bashkohet ekipeve tjera me koeficiente më të lartë në ‘main-raund’ me ndeshjet që zhvillohen nga 24 deri në 29 tetor.

“Main-Round” çon ekipet pastaj në raundin elitar të nëntorit dhe dhjetorit, i cili do të vendosë katër pretendentët për në finalet e eliminimit në maj të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Milani piketon yllin e Real Madridit si transferimin e parë për verë

Milani piketon yllin e Real Madridit si transferimin e parë për verë

Serie A
Paqueta rrezikon të përjashtohet përjetësisht nga futbolli

Paqueta rrezikon të përjashtohet përjetësisht nga futbolli

Premier League
Grealish largohet nga City dhe Anglia, gati transferimi sensacional te gjiganti evropian

Grealish largohet nga City dhe Anglia, gati transferimi sensacional te gjiganti evropian

Premier League
Flick ka punuar me tre lojtarë aktual të Barcelonës - kryesia katalunase e pyeti vetëm njërin se si punon trajner gjerman

Flick ka punuar me tre lojtarë aktual të Barcelonës - kryesia katalunase e pyeti vetëm njërin se si punon trajner gjerman

La Liga
Golden Eagle Ylli e mbyll çerekun e parë në epërsi ndaj Trepçës

Golden Eagle Ylli e mbyll çerekun e parë në epërsi ndaj Trepçës

Super Liga
Publikohet lista me top 10 klubet më të vlefshme në botë - Man United në vendin e dytë

Publikohet lista me top 10 klubet më të vlefshme në botë - Man United në vendin e dytë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori