LAJMI I FUNDIT:

Apple Watch Ultra me ekran mikro-LED mund të vijë në vitin 2026

Apple Watch Ultra me ekran mikro-LED mund të vijë në vitin 2026

Gjenerata e dytë e Apple Watch Ultra thuhet se është në zhvillim dhe ka gjasa të pasojë modelin Apple Watch Ultra, që u prezantua në shtator të vitit 2022.

Raportet e mëparshme sugjeruan se ora mund të dalë në treg deri në fund të vitit 2024 ose në fillim të viti 2025 me një ekran microLED.


Megjithatë, një raport i ri tani sugjeron që lansimi i modelit të radhës të Watch Ultra tjetër është shtyrë për në vitin 2026.

Kompania është sugjeruar më parë se do të punonte me mikroLED për të gjitha pajisjet e tyre duke përfshirë iPhone, iPad dhe Mac.

Tani thuhet se gjenerata e dytë e Apple Watch Ultra do të jetë e para që do të ketë veçorinë microLED në segmentin e saj.

Duke cituar një raport të TrendForce, The Elec, tha në një raport se gjenerata e dytë e Apple Watch Ultra ose Apple Watch Ultra 2 do të dalë më vonë se sa ishte parashikuar më parë.

Sipas një raporti thuhej se ka gjasa që të lansojë pajisjen inteligjente të dorës në vitin 2026. /Telegrafi/