Pasi mori disa banane dhuratë nga një grup turistësh serb në Ksamil, Kiko e ndjeu veten borxhli dhe në këmbim nisi t’u shpjegonte arsyet se pse Shqipëria mbylli kapitullin e Ballkanit të Hapur.
U mbyll se ishte ndërtim pa leje, tha Kiko, i paregjistruar në gjykatë, ushtronte aktivitet pa licencë, nuk paguante taksa, nuk kishte asnjë adresë në internet dhe në rrjete sociale. Pra, aktivitet i dyshimtë. Si mund të ekzistojë një projekt kaq i madh pa prani në “Instagram” e “Tik Tok”? Le që nuk kishte kokërr leku. Vetëm fjalë …
Ju serbët e keni të lehtë, vijoi Kiko, shqiptarët e kanë më të vështirë se fjala hapje dhe mbyllje janë krejt të ndryshme, ndërsa në serbisht “otvoren”-“zatvoren” vetëm një germë ndryshon.
Për mua personalisht, vijoi Kiko, “Ballkani i Hapur” ka qenë dështim total. Nuk arriti të ulë çmimin e bananes.
Këto janë arsye teknike, i tha një prej turistëve serbë. Në Ballkan gjërat janë politike.
Politike dhe estetike, ia ktheu rrufe Kiko. Mua si majmun nuk më lejohet të bëj gabimin e njerëzve që e vendosin politikën në plan të parë. Kjo e ka marrë në qafë Ballkanin.
Për mua problemi ishte dhe mbetet estetik. Kryeministri i Maqedonisë ishte shumë më i shkurtër se Rama e Vuçiqi. Siç ka thënë me të drejtë Rama: “Estetika është shprehje sipërore e politikës”.
Politikisht, ju lutem shumë mos më ngatërroni, tha Kiko, se kam ndërmend të kërkoj dokumentet për qëndrim të përhershëm në Shqipëri.
Po, mirë, ShBA, BE dhe KE ishin pro Ballkanit të Hapur. Pse Shqipëria tani del kundër të gjithëve, pyeti një turiste serbe që po bënte “selfie” me “Iphone 13+”.
Pro Ballkanit të Hapur ka qenë edhe Rusia, u përgjigj Kiko. ShBA, BE, KE janë fuqi beninje, por Rusia është fuqi malinje. Ne nuk duam që Rusia të dalë si një fuqi konstruktive, aq më tepër pas luftës në Ukrainë. Këto gjëra janë më thella seç duken.
Po si ndodhi që tre vendet u prishën me njëra-tjetrën – vijoi interesimin e tij turisti serb.
Këtu mund vetëm të spekuloj, tha Kiko. është çështje interesash. Ballkani i Hapur nënkupton treg të përbashkët. Në BE sherri më i madh është për kuotat e prodhimit në tregun e përbashkët. Serbia nuk pranoi të legalizonte kultivimin e kanabisit, siç ka bërë Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. D.m.th. për mungesë të politikës së përbashkët bujqësore.
Po ju këtë vjet bëtë një konsultim kombëtar dhe një 60 përqind e shqiptarëve e mbështetën Ballkanin e Hapur?
Dje ishte dje. Sot është sot, tha Kiko. Pastaj jo gjithmonë shumica ka të drejtë.
Po ju keni ftuar edhe Greqinë, Italinë dhe Turqinë për t’u futur në Ballkanin Hapur?
E drejtë, u përgjigj Kiko, por nuk shkon që ne të ndërhyjmë në punët e Brukselit. Po sikur edhe vendet e tjera të BE-së të kërkojnë anëtarësim në Ballkanin e Hapur? A ka ndonjë shans që të rikthehet Ballkani e Hapur?
Të paktën për katër vitet e ardhshme as që bëhet fjalë, vijoi Kiko, dhe kjo është çështje teknike. Presidenti serb ka deklaruar në Ohër se ka dhimbje dore dhe nuk firmos asnjë dokument. Dhe, duke i besuar atij, kjo dhimbje do t’i vazhdojë të paktën edhe për katër vitet e ardhshme.
Po historia, historia si do ta gjykojë “Ballkanin e Hapur”, pyeti turistja serbe ndërkohë që u afrua për të bërë “selfie” me Kikon.
Ballkani i Hapur ishte projekt oral. Nuk ka asnjë dokument të shkruar për të, kështu që pa merak se historia nuk do të merret fare me të. Madje, megjithëse është projekt oral, as SPAK nuk do t’i kushtojë vëmendje “draga gospoxho” (zonjë e dashur)!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Ç'është fentanili që u bë shkas për tarifat e Trumpit dhe a përdoret në Kosovë?
Gerta Gixhari skualifikohet nga Big Brother VIP Albania 4
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?
Rashford refuzoi një kërkesë nga Man Utd përpara se t'i bashkohej Aston Villas
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?