LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i Odës Amerikane merr certifikatë nderi nga FLORI Diamonds në ditën e pavarësisë së SHBA-ve

Drejtori i Odës Amerikane merr certifikatë nderi nga FLORI Diamonds në ditën e pavarësisë së SHBA-ve

Kompania vendore, FLORI Diamonds, i ka dhuruar sot një certifikatë nderi drejtorit ekzekutiv të Odës Amerikane në Kosovë, Arian Zeka.

Kjo dhuratë u dorëzua nga përfaqësuesi i kompanisë, Trim Gjota, i cili krahas çertifikatës i ka dhuruar Zekës edhe një karficë xhakete nga ari dhe diamanti, pikërisht në Ditën e Pavarësisë së Amerikës si shenjë që miqësia mes dy vendeve do të zgjasë përgjithmonë.

Arian Zeka përmes një postimi në LinkedIn ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj Trim Gjotës dhe FLORI Diamonds.

“Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të pamatë për Trim Gjotën dhe FLORI Diamonds për dhuratën që më dhanë si Drejtor Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë. Karfica e xhaketës prej ari dhe diamanti është vërtet mahnitëse, por ajo që e bën atë edhe më të çmuar është arsyetimi pas prezantimit të saj, duke njohur kontributet e mia për organizatën me rastin e rëndësishëm të 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë.”

“Certifikata e nderit, duke theksuar vlerën e përpjekjeve të mia, shërben si një kujtesë e vazhdueshme e rëndësisë së qëllimeve tona të përbashkëta dhe ndikimit që ne përpiqemi të bëjmë së bashku. Jam thellësisht i nderuar dhe i prekur nga ky veprim”, shkruan Zeka në postimin e tij.

Një dhuratë e tillë dëshmon se mirënjohja ndaj Amerikës do të mbetet përherë pjesë e rëndësishme dhe e përjetshme.