LAJMI I FUNDIT:

Pamje që thuhet se tregojnë momentin e sulmit në Tel Aviv – ku një shofer, me makinë u përplas për këmbësorët, pastaj i sulmoi me thikë

Pamje që thuhet se tregojnë momentin e sulmit në Tel Aviv – ku një shofer, me makinë u përplas për këmbësorët, pastaj i sulmoi me thikë

Në disa pamje që po qarkullojnë në rrjetet sociale thuhet se shihet momenti kur një person fillimisht përplaset me makinën e tij me disa këmbësorë në Tel Aviv dhe më pas sulmon disa prej tyre me thikë.

Pamjet vijnë në kohën kur mediat kanë raportuar se shtatë persona kanë mbetur të lënduar nga ky sulm në kryeqytetin e Izraelit, Tel Aviv.


Një zëdhënës i policisë e përshkroi përplasjen e makinës si një “sulm terrorist” dhe i tha CNN se shoferi u vra nga një civil i armatosur.

Shtatë të plagosur pasi një shofer me një makinë u përplas për këmbësorët në Tel Aviv – pastaj i sulmoi me thikë
Lexo po ashtu Shtatë të plagosur pasi një shofer me një makinë u përplas për këmbësorët në Tel Aviv – pastaj i sulmoi me thikë

Përplasja thuhet se ndodhi në rrugën Pinchas Rosen në veri të Tel Avivit.

Hamasi e “përshëndeti sulmin”, tha një deklaratë nga zëdhënësi i grupit militant Abdel Latif Al-Kanoa. Megjithatë nuk e mori drejtpërdrejt përgjegjësinë për sulmin.

Sulmi vjen në ditën kur mediat e huaja kanë raportuar se mijëra palestinezë janë larguar nga kampi i refugjatëve Jenin pasi ushtria izraelite nisi një operacion të madh në Bregun Perëndimor të pushtuar, ka thënë një zyrtar i lartë palestinez.

Si pasojë e sulmit, të paktën 10 persona u vranë, me 100 të plagosur, 20 prej tyre në gjendje kritike, tha ministria palestineze e shëndetësisë. /Telegrafi/