LAJMI I FUNDIT:

Tiranë, 15 qytetarë nga Kosova me emrin Bill Klinton në ceremoninë e nderimit të ish-presidentit amerikan

Tiranë, 15 qytetarë nga Kosova me emrin Bill Klinton në ceremoninë e nderimit të ish-presidentit amerikan

15 qytetarë të nga Kosova, të cilët mbajnë emrin Bill Klinton, do të jenë në pritjen e organizuar për nder të ish-presidentit amerikan Bill Klinton, kur do t’i akordohet nga kryeministri, Edi Rama, Kordoni i Madh me Yllin e Mirënjohjes Publike.

Ish-presidenti amerikan, Bill Klinton, mbërriti të hënën në Tiranë, ku u prit nga kryeministri shqiptar Edi Rama.


Kreu i qeverisë shqiptare, nëpërmjet një postimi në Facebook, komentoi se e konsideron Clinton “mikun e përjetshëm të kombit shqiptar”.

Ndërkaq, presidenti  Bajram Begaj nuk do të jetë në ceremoninë që do të organizohet për nder të presidentit të 42-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Klinton.

Mospjesëmarrja e kreut të shtetit shqiptar në këtë ceremoni ka të bëjë me arsye shëndetësore.

Megjithëse nuk theksohen arsyet shëndetësore të presidentit të vendit, ai nuk do të jetë pjesë e ceremonisë ku ish-presidentit Klinton do t’i akordohet nga kryeministri Edi Rama, kordoni i Madh me Yllin e Mirënjohjes Publike./RTSH