Izet Mexhiti: Zgjedhjet brendapartiake ishin jostatutare, shqyrtojmë opsionet e ardhshme
Izet Mexhiti dhe Visar Ganiu janë të mendimit se janë shterur të gjitha opsionet për funksionim brenda BDI-së dhe shqyrtojnë të gjitha opsionet tjera të aktivitetit të tyre të ardhshëm politik. Ky qëndrim i tyre vjen një ditë pas zgjedhjeve të brendshme për kryetar të disa degëve të BDI-së. Procesin e quajtën jostatutar dhe të organizuar nën diktat.
“Rrjedhimisht, si i tillë ishte skajshmërisht përjashtues ndaj anëtarësisë të cilët ishin themelues të BDI-së, dhe që për 20 vite ishin aktiv dhe meritorë për fitoret e BDI-së, vetëm për shkak se e përkrahin mendimin ndryshe dhe për shkak se ishin kundër Artan Grubit. Me këtë mënyrë të organizimit të zgjedhjeve të brendshme partiake, të cilat nënkuptojnë edhe përjashtim formal për ne, veçmë janë shterrur të gjitha opsionet për funksionim brenda partisë, dhe është e vërtetë që anëtarësia e sinqertë e cila na përkrah e të cilët janë shumë, kërkojnë reflektim dhe veprim, me ç’rast të gjitha opsionet janë në tavolinë, mes të cilave edhe formimi i një lëvizje të re politike”, deklaroi Izet Mexhiti, Fraksion i BDI-së.
Përveç Mexhitit dhe Ganiut, nuk është e qartë akoma se kush tjetër nga “grupi i zjarrit” e përkrah këtë hap. I pyetur nëse këtë qëndrim e mbështet edhe kreu i Sarajit, Blerim Bexheti, ose ekzistojnë mendime të ndryshme dhe përçarje, Mexhiti këtë nuk e konfirmoi dhe as nuk e hodhi poshtë. Alsat kontaktoi dhe me Bexhetin, por nuk arritëm të marrim një qëndrim. Ndërkohë, nuk dihet as mendimi i Nevzat Bejtës dhe Musa Xhaferit.
E ndërkohë, zgjedhjet e një dite më parë brenda BDI-së, kreu i partisë Ahmeti i cilësoi si demokratike.
“Është mirëpritur ky proces dhe ky avancim sepse i ke shtuar të drejta anëtarësisë së BDI-së dhe nuk i ke hequr të drejta. Anëtarit të BDI-së i ke dhënë të drejtë të zgjedhë atë kandidat që ai mendon se është më i miri, që mund ta përfaqësojë atë”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.
BDI mbajti zgjedhjet e brendshme partiake në 14 degë të saj. Anëtarët e kësaj partie zgjodhën kryetarë dhe organet e degëve në Butel, Çair, Dibër, Jegunoc, Kërçovë, Krushevë, Kumanovë, Likovë, Manastir, Petrovec, Pllasnicë, Prespë, Shuto Orizare, Veles. Në Çair, kryetar dege u zgjodh Bekim Neziri, edhe pse kjo komunë konsiderohet si bastion i “grupit të zjarrit”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?