Një qytetareje i marrin kuletën nga dora në Fushë Kosovë, kurse në Çagllavicë hajnat vjedhin ari dhe para
Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të vjedhjes së rëndë që kanë ndodhur në Fushë Kosovë dhe Çagllavicë.
Në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Fushë Kosovë, mbrëmë rreth orës 21:12 një person i dyshuar i kishte marrë nga dora kuletën viktimës femër kosovare.
Siç njofton policia, viktima ka njoftuar se në kuletë kishte kartela bankare dhe para të gatshme.
“Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.
Në rastin tjetër në Çagllavicë, ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se, persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë tij duke dëmtuar derën dhe kanë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme.
Rasti duke u hetuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251