LAJMI I FUNDIT:

Bletarët në Kosovë në hall me motin

Bletarët në Kosovë në hall me motin

Moti me shi dhe temperaturat e ulëta kanë goditur rëndë bletarët në Kosovë.

Maliq Koskoviku, bletar nga Prishtina, megjithatë nuk është dorëzuar dhe është detyruar që të shpenzojë para shtesë për të mbajtur gjallë 270 kosheret me bletë që i ka.

Ai thotë se ka dërguar kërkesa për ndihmë në Komunën e Prishtinës dhe në autoritetet qendrore. Megjithatë, ai ende është në pritje të ndihmës.


Për një koshere me bletë, ai thotë se ka 100 euro shpenzime. Por, Kosoviku thotë se do të vazhdojë të mbajë bletë, pavarësisht situatës aktuale, siç thotë ai “katastrofale”, pasi kjo është puna e tij primare.

Koskoviku ka 270 koshere me bletë dhe përkujdesja për to është puna e tij primare.

Për dallim nga vitet e kaluara, Koskoviku dhe bletarë të tjerë, janë përballur me shumë probleme, që ai i quan katastrofale” për shkak të reshjeve të shiut dhe motit të ftohtë. Kjo pasi bletët dalin nga kosheret për t’u ushqyer vetëm kur temperaturat janë më të larta.

Por, ai nuk është dorëzuar dhe ka shpenzuar para për t’i mbajtur gjallë bletët e tij. Koskoviku thotë se ka kërkuar ndihmë nga niveli komunal dhe qendror, por deri më tani ende nuk ka marrë ndihmë.

“Kemi humbje të mëdha dhe kemi shpenzime shumë të mëdha”, thotë Koskoviku.

Pavarësisht situatës së rënduar në të cilën gjendet, së bashku me bletarët e tjerë, Koskoviku thotë se nuk do të heqë dorë nga bletaria.

Megjithatë, ai tregon se ka dëgjuar nga bletarë të tjerë se do të heqin dorë për shkak të shpenzimeve të mëdha.

Përveç mbledhjes së mjaltit, Maliq Koskoviku merret me shumimin e bletëve, me qumështin e tyre, polenin, propolisin dhe helmin e bletëve.

“Bleta është si një minierë, por janë të pakët ata që e kanë si punë të parë”, thotë ai.

Nga bletët mund të krijohen shumë produkte nga të cilët njerëzit mund të kenë përfitime shëndetësore, pasi bletët mbledhin nektar nga mbi 300 lloje të luleve.

“Më shumë te ne në popullatë njihet mjalti, mirëpo të gjitha gjërat të tjera janë më të mira se mjalti. Shumë më i shëndetshëm është poleni që ka diku mbi 10 vitamina, shërben për ngritjen e imunitetit. Në kombinim me mjaltë përdoret për rregullimin e tensionit, për diabetin. Sidomos është për njerëzit që kanë probleme me anoreksi”, shton Koskoviku.

Nga kosheret e bletëve bëhet edhe inhalim.

Koskoviku thotë se zakonisht inhalimi mund të bëhet nga muaji prill, por për shkak të motit të paqëndrueshëm këtë vit ka nisur në qershor. Kjo pasi për këtë gjë kërkohet që temperatura e kosheres të jetë diku nga 34 deri në 37 gradë Celsius. /REL/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Java magjike e Black Friday në Fortesa Home - Zbritje që nuk duhet t’i humbisni!

Java magjike e Black Friday në Fortesa Home - Zbritje që nuk duhet t’i humbisni!

Ekonomi
Kalo në kategori