Barcelona thuhet se është informuar këtë të premte se do të lejohet të garojë në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve në sezonin 2023/24.
Disa raportime në mediat katalanase pohojnë se Joan Laporta dhe bordi i tij e kanë marrë këtë lajm nga UEFA të premten, me organin drejtues të futbollit evropian që ka përfunduar analizën e të gjitha informacioneve në lidhje me ‘Çështjen Negreira’.
Me një vendim të tillë, kjo do të thotë se klubi katalanas nuk do të sanksionohet me përjashtim nga edicioni i ardhshëm i turneut kontinental, me shortin e fazës së grupeve që do të zhvillohet më 31 gusht në Monaco.
Që në fillim, drejtuesit e klubit ishin të bindur se nuk do të kishte dënim dhe Laporta ka shpjeguar në disa raste se ka folur me Aleksander Ceferin për ‘Çështjen Negreira’ dhe se besonte se nuk do të kishte asnjë ndalim.
Tani, këtë të premte, kjo u është konfirmuar drejtorëve në institucionin katalanas.
Duke qenë se nuk kishte statut kufizimesh në nivel kontinental për këtë rast, UEFA mund ta ndalonte Barcelonën nëse do të gjenin arsye për ta bërë këtë, por ata kanë vendosur që nuk ka asnjë bazë për këtë.
Ky lajm vjen si një lehtësim i madh për Barcelonën edhe nëse ky vendim ishte i pritshëm.
Përtej dëmit sportiv që do t’i bënte Barcelonës mospjesëmarrja në këtë kompeticion, ishte faktori ekonomik në një kohë kur arkat e Blaugranëve janë nën presion të madh. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ata luajnë sikur Eibari”, Luis Enrique befason me deklaratën për Barcelonën e Xavit
Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel Dubois
Ish-legjenda e Real Madridit paralajmëron Atletico Madridin para derbit
Ancelotti është lodhur nga veprimet e yllit të Real Madridit në fushë
Problemi në stadiumin londinez që tronditi anglezët u zgjidh brenda dy ditëve
Drejtori gjeneral i Man United ka parashikuar se në cilin vit do ta fitojnë Ligën Premier
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ndërhyrja e Zelenskyt kur Trump thotë se ka marrëdhënie të forta edhe me Putinin – pastaj reagimi i ish-presidentit amerikan
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve
Delegacioni turk dhe delegacione të tjera u larguan nga salla gjatë fjalimit të Netanyahu në OKB
Kjo verë ishte më e ngrohta e regjistruar në Evropë - por jo për të gjithë
Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel Dubois
Zelensky ua paraqet politikanëve amerikanë 'planin e fitores' – tregon se për çfarë bëhet fjalë