LAJMI I FUNDIT:

Shkup, gjobiten 258 shoferë, 59 prej tyre për tejkalim shpejtësie

Shkup, gjobiten 258 shoferë, 59 prej tyre për tejkalim shpejtësie

Sektori për Punë të Brendshme në Shkup gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrllet në fushën e komunikacionit.

Në territorin e Bashkisë së Shkupit janë shqiptuar 258 masa, prej të cilave 59 janë për tejkalim shpejtësie, 18 për vozije pa leje, 3 për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 8 për kundërvajtje të motoçiklistëve.

Po ashtu janë shqiptuar edhe 7 dënime për kalim në të kuqe, 16 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 9 për mospërdorim të ripit të sigurisë.


“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.