LAJMI I FUNDIT:

UEFA lejon Barcelonën të luajë në Ligën e Kampionëve për edicionin 2023/24

UEFA lejon Barcelonën të luajë në Ligën e Kampionëve për edicionin 2023/24

Komiteti i Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s ka kompletuar lëndën për Barcelonën në lidhje me rastin “Negreira”, ka njoftuar UEFA të premten.

Barcelona ishte përballur me kërcënimin për suspendim nga garat e UEFA-s, për shkak të pagesave prej disa miliona dollarësh për një kompani që kishte lidhje me një zyrtar spanjoll të referimit.


Sipas dokumenteve të gjykatës në rastin “Caso Negreira”, Barcelona kishte paguar 7.3 milionë euro nga viti 2001 deri në vitin 2018 për kompaninë e Jose Maria Enriquez Negreira, ish-zëvendëspresidentit të komitetit të arbitrave të futbollit spanjoll. Barcelona kishte insistuar se nuk ka bërë asgjë të kundërligjshme dhe se nuk ka pasur konflikt interesi.

Borxhi i Barcelonës vazhdon të mbetet 1.35 miliard euro
Lexo po ashtu Borxhi i Barcelonës vazhdon të mbetet 1.35 miliard euro

Dhe UEFA ka thënë se nuk është gjetur ndonjë shkelje, kështu që Barcelona do të lejohet të marrë pjesë në edicionin 2023/24 të Ligës së Kampionëve.

Skuadra që drejtohet nga Xavi Hernandez e fitoi titullin e kampionit në edicionin e kaluar.

Hetuesit e UEFA-s kanë thënë se nuk është gjetur ndonjë parregullsi që do ta ndalte klubin nga pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve.

Gjendja aktuale e Camp Nou, pa bar dhe një pjesë e ulëseve të larguara
Lexo po ashtu Gjendja aktuale e Camp Nou, pa bar dhe një pjesë e ulëseve të larguara

Kështu pesë skuadra do të marrin pjesë në Ligën e Kampionëve nga kampionati spanjoll: Barcelona, Atletico Madrid, Real Sociedad, Real Madrid dhe Sevilla si fituese e Ligës së Evropës.

Shorti për fazën grupore të edicioni të ardhshëm të Ligës së Kampionëve do të tërhiqet më 31 gusht. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ndërhyrja e ashpër që i bëri Riberys dhe shkëmbimi i fanellave me francezin - Armend Dallku zbulon edhe një porosi të Ibrahimovicit drejt Debatik Currit

Ndërhyrja e ashpër që i bëri Riberys dhe shkëmbimi i fanellave me francezin - Armend Dallku zbulon edhe një porosi të Ibrahimovicit drejt Debatik Currit

Kombëtarja e Shqipërisë
PSG përgatit një ofertë rekord botëror për transferimin e Lamine Yamal

PSG përgatit një ofertë rekord botëror për transferimin e Lamine Yamal

Ligue 1
Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024

Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024

Përfaqësueset
Formacioni më i vlefshëm me lojtarët që nuk kanë luajtur ende asnjë minutë në Euro 2024

Formacioni më i vlefshëm me lojtarët që nuk kanë luajtur ende asnjë minutë në Euro 2024

Përfaqësueset
Shtatë lojtarë janë jashtë projektit i Thiago Mottas te Juventusi

Shtatë lojtarë janë jashtë projektit i Thiago Mottas te Juventusi

Serie A
Armando Broja, Rey Manaj apo Mirlind Daku, cili është sulmuesi më i mirë i Shqipërisë sipas Armend Dallkut?

Armando Broja, Rey Manaj apo Mirlind Daku, cili është sulmuesi më i mirë i Shqipërisë sipas Armend Dallkut?

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori