LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Qeveria nuk ka shumicë për ndryshime kushtetuese, duhen zgjedhje

OBRM-PDUKM: Qeveria nuk ka shumicë për ndryshime kushtetuese, duhen zgjedhje

OBRM-PDUKM thotë se meqenëse kryeministri nuk iu përgjigj kërkesave, mbetet opsioni i vetëm – zgjedhje të parakohshme parlamentare. Këtë e ka konfirmuar lideri i partisë Hristijan Mickoski i cili tha se LSDM nuk ka përgjigje për të dyja opsionet dhe se zgjidhja e vetme janë zgjedhjet.

Për ndryshimet kushtetuese, përkatësisht nëse partia do t’i votojë ndryshimet dhe pastaj të ketë zgjedhje, nga OBRM-PDUKM u përgjigjën:


“Qëndrimi i OBRM-PDUKM-së është i saktë dhe konsistent– ​​ndryshimet kushtetuese nën diktimin bullgar nuk do të ndodhin dhe ne nuk do t’i pranojmë. Qeveria nuk ka shumicë dhe prandaj zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e parakohshme për të shpëtuar Maqedoninë”, Marija Miteva– zëdhënëse e VMRO-DPMNE-së.

Nga ana tjetër, socialdemokratët akuzuan se ndryshimi i shpeshtë i qëndrimeve të Mickoskit nuk flet mirë për të. Partia ritheksoi se është mirë që të miratohen ndryshimet kushtetuese, me të cilat do të hidhet poshtë teza bullgare për një komb në dy shtete dhe në të njëjtën kohë do të vazhdojë procesi i anëtarësimit të Maqedonisë në BE.

“Mickoski ka mundësi për t’iu bashkuar procesit të realizimit të qëllimit strategjik të anëtarësimit në BE. Nëse e lëshon këtë rast, atëherë patjetër do të mbahet mend si peng i Apasievit, si politikan që gjithmonë, pa përjashtim, nuk ka përkrahur asnjë vendim për të ardhmen e vendit dhe ka bërë gjithçka për të ndalur përparimin e vendit”, thonë nga LSDM

Në trend Lajme

Më shumë
Konjufca: Kemi informacione të sakta se në Serbi po bëhen ushtrime për sulm të ri

Konjufca: Kemi informacione të sakta se në Serbi po bëhen ushtrime për sulm të ri

Lajme
Haxhiu i shkruan letër ministres serbe të Drejtësisë, kërkon të transferohen në Kosovë katër kosovarët që po mbahen në burgjet e Serbisë

Haxhiu i shkruan letër ministres serbe të Drejtësisë, kërkon të transferohen në Kosovë katër kosovarët që po mbahen në burgjet e Serbisë

Lajme
Ndihmoi vajzën e saj 19-vjeçare të kryente abort të kundërligjshëm, prokuroria deklarohet për rastin në Podujevë

Ndihmoi vajzën e saj 19-vjeçare të kryente abort të kundërligjshëm, prokuroria deklarohet për rastin në Podujevë

Lajme
“Nënat arbëreshe i prenë gjuhën fëmijëve…”: Çfarë kishte thënë At Belushi para se të vdiste për ruajtjen e gjuhës shqipe në Itali

“Nënat arbëreshe i prenë gjuhën fëmijëve…”: Çfarë kishte thënë At Belushi para se të vdiste për ruajtjen e gjuhës shqipe në Itali

Lajme
Mickoski, Ahmetit: Do të reagojmë nëse dëmtohet karakterin unitar i shtetit

Mickoski, Ahmetit: Do të reagojmë nëse dëmtohet karakterin unitar i shtetit

Politikë

"Nëse Serbia ka një pozicion të tillë atëherë çfarë po negocion BE-ja": Lajçak pyetet për letrën e Bërnabiq dërguar EEAS-it

Politikë
Kalo në kategori